Qytetarët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Brendshme.
Ata po protestojnë pas ngjarjes së rëndë së javës së shkuar ku në plazhin e Potamit në Himarë u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Sot është edhe afati u fundit ku qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave dhe drejtorit të policisë, ndërsa ka skaduar edhe ultimatumi i tyre prej 72 orësh.
Me dhjetëra qytetarë protestojnë nën moton “ Drejtësi për Jonadën”.
“Arrogancë. Natë për natë këtu do jemi. Nuk ka siguri fare. Për mua Yuri Kim është non grata, zero. Edhe qeveria është non grata. Përditë. Me ik Cuci, me ik ajo tjetra” u shprehen banorët.
Tri ditë më parë Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për ish-shefin e komisariatit të Policisë së Himarës, Arjan Tase, me akuzën e vrasjes me dashje indirekte të 7-vjecares.
Ngjarja ndodhi në datën 2 gusht, në plazhin e Potamit në Himarë, kur u godit nga gomonia me dy motorë që drejtohej nga Tase.