Nga Brizida Gjikondi
I dashur Noizi!
S’e kisha menduar ndonjëherë që do ulesha të të shkruaja, ndjesë që të drejtohem me llagapin e artit, dhe ndjesë që llagapin s’ta shkruaj anglisht siç ti e mban, por jam pak fanatike, kombëtarisht sidomos.
Jam nënë e dy djemve, te dy pa mbushur 30 dhe kanë kaluar 20. Në shtëpinë tonë muzika është e pamëshirshme, rap sidomos, si në shumicën e shtëpive me djem. 2pac, Notorius B.I.G, Eminem, deri MGK, NF etj.
Tekstet janë frymëzuese, ironike, anti regjim, shpesh dhe anti prindër, po asnjë, absolutisht asnjë nuk arrin të cakisë, vulgaritetin më ekstrem sic bëjnë tekstet e këngëtarve shqiptarë.
Ti tashmë je 36 vjec, me plot gojën quhesh meso burrë, këngët e tua dikur kishin mesazhe, frymëzuese, Malet e Dibrës për shembull ose Sikur tputhi qielli tokën etj
Por tani.
Ah tani një tmerr i vërtetë.
Kjo është edhe arsyeja që po të shkruaj.
Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti, drejton ose shtremëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë.
Këngët e tua të fundme që bucasin nëpër klube, makina etj, ndjesë që ta them troç, janë mjerane.
Këngë që frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, ku fjalët fillojnë e mbarojnë me përdorim imoral të trupit të femrës, hyjnizim vulgar të lekut, ku në ekran shpërthejnë femra që trajtohen si prostituta, makina gjoja super të shtrenjta, badigard dhe idolizim i vetes duke puthur veten në pasqyrë, tekst vulgar ripërsëritës për të mbushur refrenin dhe në fund një asgjë që vret më shumë se heshtja.
Repi është krijuar për të shprehur revolt, ironi, mllef, po në Shqipëri jo.
Askund nuk flet për shqiptarët, ata të rinjtë e vërtetë, ata që varen poshtë kamionave për të shkuar matanë, ata që punojnë korrierë picash mesantës rrugëve të zymta të qytetit, ata që punojnë në miniera, ata që lekun s’e kanë letër por e kanë gjak ose qoftë dhe këngë kundër policisë, spiunave ose regjimit (por jo të porositura nga regjimi tjetër, por nga shpirti rebel)
Ti duhet të përfaqësosh edhe ata, unë s’po them të lexosh, por të meditosh të paktën, se cfarë do lësh mbrapa.
Të frikshme dhe kancer muzikor do i quaja këngët e fundme.
Në këtë realitet ku krimi dhe jo e mira janë në piedestal, ku leku dhe jo shpirti vlerësohen qoftë dhe me ndihmën tënde.
Këngë që frymëzojne prostitucionin e vlerave dhe pasurimin si qëllim të nxituar dhe me cdo mëkat dhe rrugë, dhe jo si mjet jetese të natyrshëm dhe në përpjestim me vlerat.
Platoni thotë që “shpirtrat vulgarë nuk kanë të ardhme”. Ti dikur e ke patur një të tillë, jo vulgar dhe inspirues. Tani ?
Ah tani.
Mjafton të lexosh teksin e këngës tënde sa më poshtë dhe cdo gjë s’ka nevojë për koment.
Benzi i ri -Noizy
Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Ti s’e dinë me siguri, siguri, siguri
Ti s’e dinë me siguri, siguri, siguri
No – as s’du me dit,
Ju jeni krejt dificit
Dhe ma ta dhon benzin
Ju nuk keni pare për benzin
Kur vjen Noizy e djeg çatinë
Ik se po vjen zhurma
Po s’e dinë se ku k*rin do hinë
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
Yeah we winnin’ uh la la, uh la la, uh la la
Po fitojm like uh la la, uh la la, uh la la