• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Meta ndryshon strukturat e Partisë së Lirisë, përzë të gjithë bashkëpunëtorët e Kryemadhit, ja kush janë drejtuesit e rinj

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Meta ndryshon strukturat e Partisë së Lirisë, përzë të gjithë bashkëpunëtorët e Kryemadhit, ja kush janë drejtuesit e rinj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti Ilir Meta ka shkarkuar dhe përzënë nga Partia e Lirsë, që deri të hënë quhet Lëvizja Socialiste për Integrim, të gjithë kupolën drejtuese të emëruar nga Monika Kryemadhi. Pasi i morri parinë dhe nënkryetar emëroi Agim Neshon, Meta ka bërë dje ndryshime të reja. Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë zgjodhi ditën e djeshme drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare. Me propozim të Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe të Zëvendëskryetarit, Agim Nesho, Komiteti Organizativ zgjodhi dje drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare: Tedi Blushi – Sekretar i Përgjithshëm; Endrit Braimllari – Sekretar Organizativ; Floida Kërpaçi – Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun.

Meta prezanton drejtuesit e rinj të Partisë së Lirisë





Më pas, drejtuesit e rinj janë prezantuar gjatë një konference për mediat, edhe kryetari Meta, ndërsa premtoi se lufta kundër korrupsionit do të jetë kryefjala e partisë së drejtuar prej tij. “Gjithçka do të bëhet me zgjedhje, në mënyrë të veçantë për marrjen e të gjitha masave për avancimin e shpejtë të revolucionit antikorrupsion dhe të një aleance të madhe. Me shoqërinë civile, krijimin e strukturave të posaçme, me koordinator në çdo institucion. Tani fillon një punë intensive, për këtë punë duhen dhe disa përgjegjësi dhe përgjegjës në drejtime të ndryshme deri në Konventën që do të mbahet. Me propozimin tim, komiteti miratoi që sekretari do të jetë Tedi Blushi. Ky ekip së bashku me deputetet vlera e të cilëve do të jetë 4 fish pasi një deputet si ata kanë marrë më shumë vota se ata të tjerët e me të gjithë kolegët e tjerë do të kompaksojmë një ekip. Do të jemi shumë bashkëpunues, qëllimi i të gjithë këtij është triumfi i lirisë”, nënvizoi Meta.

Partia e Lirisë sulmon Veliajn

Nga ana tjetër ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi akuzoi kryebashkiakun e Tiranës se ka kryer një sërë shkeljesh ligjore lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës që në vitin 2016. Në një dalje për mediat, Kryemadhi bëri me dije se i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe në disa ambasada të huaja në kryeqytetin tonë. Sipas saj, Veliaj ka dhënë “ok” për ndërtimin e këtij inceneratori me propozim të pakërkuar duke shkelur ligjin për qeverisjen vendore. “Në 23.06.2016, me shkresën nr. 16/044, shoqëria ‘Integrated Energy BV’ aksionet e së cilës zotërohen nga shoqëritë ‘Energy Recuperator SPA’, ‘Paul Ëurth Italia’ dhe “Integrated Technology Services’, kanë depozituar pranë Ministrisë së Mjedisit një ‘Letër Interesi’, me anën e së cilës ka paraqitur një propozim të pakërkuar për ndërtimin e venddepozitimeve të reja, mbylljen e atyre ekzistuese, ngritjen e sistemit të riciklimit, përmirësimin e infrastrukturës për të mbajtur nën kontroll situatën ndërtimore, për Qarkun Tiranë. Shkresa Nr.16/044 i është drejtuar për dijeni edhe Bashkisë Tiranë. Fakt i cili do të thotë se Bashkia Tiranë që në Qershor të vitit 2016, thënë ndryshe ‘që në krye të herës’ është vënë në dijeni të një propozimi të pakërkuar për ndërtimin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës. Ky projekt koncesionar mund të vihet në jetë vetëm nëse Bashkitë e Qarkut Tiranë (5 bashkitë përbërëse) do të miratojnë financimin e këtij projekti, pasi ato do të jenë përfitueset e projektit të incenerimit të mbetjeve sigurisht kundrejt një tarife të caktuar. Erion Veliaj jep ‘ok’ në parim pa mbledhur Këshillin Bashkiak”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Pas

Iu gjetën snajper dhe arsenal ar mësh, Gjykata e Tiranës merr vendimin për ish- efektivin e RENEA-s

Para

Dyshohet se kishin dro gë/ Mister zhdukja e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit

Para
Dyshohet se kishin dro gë/ Mister zhdukja e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit

Dyshohet se kishin dro gë/ Mister zhdukja e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar