Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka folur për situatën në tregun valutor, ku euro po pëson çdo ditë rënie.
Sipas tij, kjo ndodh për shkak të futjes së parasë informale në Shqipëri, dhe e gjitha kjo pas deklaratave qeveritare se do të bëjë amnisti fiskale për ata që deklarojnë deri në 2 milionë euro.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se kush janë përfituesit dhe humbësit, Soko theksoi se aktualisht ata që fitojnë janë qytetarët shqiptarë, ndërsa humbet produkti shqiptar.
Pjesë nga biseda:
Soko: Rënia e euros lidhet me par4anë e informalizuar. Të gjithë emigrantët që kanë euro i kanë sjellë paratë në Shqipëri, pas deklaratave të fundit se do të kemi amnisti fiskale.
Xhokaxhi: Si i kanë sjellë këto para?
Soko: Nëpërmjet rrugëve portuale, autorportuale, përmes atyre tarifave. Pra nëse do të sjellësh para nga Anglia paguan 30%, pra ka qenë një linjë biznesi e ngritur. Gjatë kohës së amnistisë kjo ka patur Lulzimin. Pra pas thënies se do të ketë aminhisti fiskale për paratë e pista. Dhe kjo tregon pse kemi një nivel të ulët të euros.
Xhokaxhi: Sa do të zgjasë kjo? Kush fiton dhe kush humbet?
Soko: Për sa mund të zgjasë, praktikisht kjo tendencë rënëse do të stopojë me sezonin veror, do të kemi një rekuperim të thjeshtë, duke iu afruar 120-s. Përfituesit dhe humbësit janë nga të dyja anët. Ka përfitues se importet janë më të lira, dhe këtu përfiton konsumatori, përfiton qytetari që ka marrë një kredi për të blerë shtëpi. Humbësi më i madh është produkti shqiptar.