Gjithmonë buzëqeshni dhe qeshni shumë edhe pse njerëzit rrallë e kuptojnë kuptimin e vërtetë pas buzëqeshjes.
Ju duhet të kuptoni se buzëqeshja është çelësi i fuqisë në jetën tonë dhe nëse jeni kuriozë të dini se si, na lexoni:
1. Ne buzëqeshim kur jemi të lumtur, ose kur dëgjojmë lajme të mira.
2. Ne buzëqeshim kur takojmë miqtë tanë për t’u treguar atyre se sa të lumtur jemi që po i shohim.
3. Ne buzëqeshim gjatë kërcimit apo jo? Ne e bëjmë këtë për të inkurajuar miqtë tanë të bashkohen me ne.
4. Trishtimi dhe frika jonë zhduken pas një buzëqeshjeje të vogël.
5. Mbani mend reagimin tuaj kur patë hapat e parë të fëmijës tuaj ose kur dëgjuat fjalën e tij të parë, përpiquni ta mbani mend dhe do ta gjeni atë buzëqeshjen magjike.
6. Çfarë bëtë kur patë shoqen tuaj më të mirë në ditën e saj të madhe?
7. A keni provuar ndonjëherë të mësoni makinën? Dhe pas shumë xhirosh më në fund e bëre.
Po kur morët patentën?
Po parkimi?
Ju duhet të keni buzëqeshur dhe keni thënë ‘Po,ja dola!’
8. Ju mund të ndryshoni botën, të bëni përshtypje, të frymëzoni dhe motivoni të tjerët vetëm me një buzëqeshje!
9. I ktheve edhe njëherë faqet e një libri të vjetër që të pëlqen?
Keni parë foto të vjetra nga fëmijëria juaj? Kjo do t’ju bëjë të buzëqeshni gjithashtu
10. Buzëqesh kur dëgjon një këngë që dashuron ose kur shikon filmin tënd të preferuar apo telenovelën që shikoje e vogël me mamin?
Pasi i lexove keto…Si ndihesh tani?
Me një buzëqeshje ju mund t’i ndihmoni njerëzit të shohin bukurinë tuaj të brendshme dhe bukurinë e jetës së tyre. E kuptoni sa mrekulli mund të arrijë vetëm një reagim i thjeshtë i fytyrës?