• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pas vendimit të qeverisë, ISHMT bllokon 147 qese plastike

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Pas vendimit të qeverisë, ISHMT bllokon 147 qese plastike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.367/2022 “Për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike mbajtëse dhe qeseve oxo-degradueshme dhe oxo-bio të degradueshme”, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) bllokoi 147 kg qese plastike me trashësi më të hollë se 70 mikron.

Mësohet se inspektorët e ISHMT-së sekuestruan të gjithë sasinë e këtij malli, si dhe vendosën masë administrative 500,000 (pesëqind mijë) lekë ndaj subjektit.



Sipas informacioneve, ISHMT, si institucion zbatues i nismës së qeverisë për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi iu bën apel të gjitha subjekteve të zbatojnë detyrimet ligjore që rrjedhin nga zbatimi i kësaj VKM-je, pasi kontrollet do të intensifikohen në të gjithë territorin e vendit.
Ky vendim përcakton se operatorët ekonomikë, që prej datës 1 Qershor, ndalohen të përdorin ose ofrojnë qese plastike mbajtëse me përmasa më të vogla se 50 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi (pa përfshirë gjerësinë e palosjeve) me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kg, me trashësi nën 70 mikron.

Ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshme, parashikojnë penalitete në rast mosrespektimi të kësaj VKM-je.

Në rastet kur subjektet nuk respektojnë kërkesat e përcaktuara në vendim, ISHMT ndalon tregtimin e qeseve plastike, procedon me sekuestrimin dhe marrjen e masave përkatëse.
Referuar vendimit, çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, dënohet me gjobë në vlerën 500,000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

Në rast se konstatohet se subjekti është gjobitur dhe më parë, dhe shkelja e tij përsëritet masa ndëshkimore me gjobë 3-fishohet, i sekuestrohet malli dhe mund të shkohet deri në revokimin e lejes/licencës së prodhimit.
ISHMT ka në fokus të punës së saj ndërgjegjësimin e subjekteve dhe informimin e tyre për zbatimin me korrektësi të ligjit, ndërsa rikujton detyrimet që rrjedhin prej tij, në mbrojtje të konsumatorëve dhe të konkurrencës së ndershme.

Pas

U konfliktuan për ndezjen e zjarrit, plagosen babë e bir. Policia pranga autorit (EMRAT)

Para

Debatet për emrin/ Kuvendi merr vendimin e papritur për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Para
Debatet për emrin/ Kuvendi merr vendimin e papritur për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Debatet për emrin/ Kuvendi merr vendimin e papritur për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Të Gjitha

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

nga Fast News
13:58 | 10/05/2025
0

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

Recent News

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

13:58 | 10/05/2025
Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar