Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhe ka folur për nismën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në lidhje me ndryshimet e Kodit Rrugor, rinovimit të patentës çdo 15 vite, apo limiti i shpejtësisë brenda qyteteve dhe në autostradë.
Gjatë një interviste, ai theksoi se rinovimi i patentës së zakonshme çdo 15 vjet është fitore për qytetarët, ndërsa renditi edhe arsyet se përse. Referuara rinovimit të patentës çdo 15 vjet, drejtori i DPSHTRR u shpreh se nëse deri më dje, gjithmonë kur të miratohen ndryshimet, një qytetar shkon 11 herë për rinovimet, me ndryshimet e reja, sipas tij, do vijë vetëm 4 herë (shembull: 18-85 vjeç). Në këtë kontekst, ai shtoi se Shqipëria po aplikon të njëjtën metodë dhe standard si Gjermania e Franca. Sa i takon risive që ofron, institucioni i drejtuar prej tij, zoti Gonxhe theksoi se eliminohet ritestimi për rinovuesit e CAP dhe është ulur me 60% tarifa e kartave të Tahografit.
-Zoti Gonxhe, fillimisht doja t’ju pyesja mbi zgjatjen e vlefshmërisë së lejes së drejtimit me 15 vite. Pse lindi kjo nevojë për zgjatjen e këtij afati?
Ne në fakt, kemi pas disa ankesa ndër vite dhe një pakënaqësi në rritje sa i takon burokracive, pengesave, kostove që shumë qytetarë kishin me procedurat e rinovimit kur mbaronte afati dhe ne kemi qenë të detyruar që të mbyllnim një sërë marrëveshjes kryesore, ndër to ajo me Gjermaninë dhe pas kësaj marrëveshje, pra me republikën federale gjermane na doli në pah edhe nevoja për këtë gjë. Ngritja e afateve për qytetarët tanë në të gjitha nivelet që qytetarët tanë të kur emigrojnë në republikën federale gjermane marrin atje, pra të njëjtët qytetarë në dy vende të ndryshme marrin afate të ndryshme me rregulla si i kemi sot. Duke qenë se edhe në disa vende të tjera të Bashkimit Evropian aplikohen këto afate duke qenë se tani kemi një shprehje vullneti nga Franca, nga Spanja, Zvicra dhe nga shtete që janë shumë të modernizuara në automoderizim dhe që kanë edhe ato të njëjtat afate madje ka edhe vende të cilat i kanë edhe më të gjata se ato që kemi vendosur ne. Duke parë këto në lobimet tona të herëpashershme, ne kemi shprehur shpesh këtë kërkesë të qytetarëve, një pjesë e tyre grupe interesi, grupime e kanë shprehur këtë përmes kontakteve të tyre direkte me politikën, me ligjvënësit dhe kemi ardhur në një moment ku edhe kushtet janë të pjekura. Ishte zoti Balla që bëri propozimin dhe mori këtë iniciativë dhe ne e përshëndesim dhe është një fitore për qytetarët.
-Të ndalemi pak edhe tek shoferët e kamionëve dhe transportin publik që do pajisen me leje drejtimi deri në moshën 70 vjeç, por ekspertët thonë se mbi moshën 60 vjeç drejtuesit kanë reflekse të dobësuara. Ju si e shihni këtë?
Ne vërtet e kemi shtyrë kohën e punës së tyre me 5 vite sepse kemi shumë të vetëpunësuar kemi shumë nga ata të cilët kanë aktivitete të ndryshme të cilat lidhen me transportin, por me kufizime. Unë gjatë këtyre ditëve nuk kam hasur persona që kanë qenë kundër, sepse shumi ca ka qenë pro dhe sepse un jam në kontakt dhe nëse ka pasur do ja sqarojmë se nuk bëhet fjalë për zgjatje pa kufizime, pra në rastin që ka qenë deri në 65 vjeç dhe pastaj shkonin deri në 70 çdo vite, ne e lehtësojmë të gjithë duke e bërë deri në moshën 70 vjeçare deri në 5 vite rinovimi. Ne e çojmë rinovimin nga 65 në 70 vjeç çdo dy vite sepse e bënte qytetarin të vinte ndonjëherë edhe 3 herë në fund të ciklit të vet të jetës profesionale. Ndërkohë, për qytetarët e kategorive të tjera A dhe B duke ja bërë një përmbledhje të shkurtër, me kushtet e sotme me legjislacionin dhe me rregullat aktuale nëse do të merrnin një patentë të kategorisë A dhe B do të vinin nga një moshe nga 18 dhe deri në moshën 85 vjeçare që është moshë të cilën popullata tani edhe e kap dhe ata do vinin tek ne 11 herë për të rinovuar lejën e drejtimit dhe ta imagjinosh se sa kohë, dokumente duan këto 11 herët, ndërsa me rregullat e reja që janë vendosur jeta e këtij 85 vjeçari që do të kishte marrë patentë në moshën 18 vjeçare do vinte vetëm 4 herë për rinovim. Dhe ko gjë ndodh sot në Gjermani, në Francë në Austri dhe në Belgjikë.
-Po pagesa a do të mbetet e njëjtë?
Në fakt, po pagesa mbetet e njëjtë.
-Zoti Gonxhe, shoferët e rinj do ecin me shpejtësi të limituar, por edhe kjo nga ana e ekspertëve është kundërshtuar, sepse mund të bëhen burim aksidentesh në rrugë. Përshembull kur ka limit shpejtësie 130 km dhe ata duhet që të ecin më pak. Sipas jush, mund të jetë ky një shkak për burim aksidentesh dhe si do të monitorohen këta shofer të rinj?
Parimi është pak bazik, një fjalë thotë që frika ruan vreshtin, në rast se do të konstatohej në një aksidenti ku analizohet frenimi, shpejtësia dhe do konstatohej se shkelja e tij kundrejt limit të shpejtësisë do të ishte më e madhe kjo do ta bënte atë të ishte edhe më i përgjegjshëm që nesër të moderonte shpejtësinë e tij. Kufizmi thelbësor për të sapopatentuarit është tek fuqia e mjeteve që nuk do lejohen për një fuqi të caktuar për tonë. Pra një person duhet të ketë një automjet të vogël dhe të pafuqishëm në ato kohët e para që sa ka marr patentën. Ai ka edhe kufizimin tjetër që në rruhet që do të jenë deri në 130 km në orë të jetë me 100 dhe në ato që do të jenë me 90 të jetë me 70 dhe në ato që do të jenë me 110 të jetë me 90. Pra ai ka një ulje me rreth 20 për qind, një kufizim i cili nuk e rrezikon trafikun, sepse kategoria e rrugëve të shpejta janë me dy korsi. Sot ka vende që e lidhin fuqinë e mjetit, pra ta lejojnë kur je shofer i ri por në rast se je i shoqëruar me prindërit dhe duke qenë se ne kemi një prindërit që ka filluar në vitet e fundit të tranzicionit dhe nuk ka pasur atëherë automjete private. Në Europë kjo është kulturë, që është frika, gjobat. Pra këto ndryshime bëhen edhe të detyruar nga kushtet ku ne jemi.
-Në disa akse shpejtësia maksimale do të jetë 130, por a është e mundur kjo në të gjitha akset?
Kodi Rrugor nuk ndërton rrugë, por ai ka përcaktuar që me këto ndryshime ne themi se është koha që të jemi të harmonizuar edhe me kohën që ne jetojmë, sepse një i huaj në autostradë me tabela jeshile kur i përmbush standardet ecën me 130 km në orë dhe kur ai vjen në Shqipëri me reflekset e veta përgatitet që në një autostradë me tabela jeshile kur ajo i përmbush standardet të ketë të njëjtën shpejtësi. Ne sot në Shqipëri nuk jetojmë vetëm shqiptarë, ne të gjitha statistikat e aksidenteve i kemi të bazuara në një trafik, i cili në 30 për qind të tij përbëhet nga të huaj ose tranzitues të Shqipërisë qoftë me mjete shqiptare ose të huaja.
-Opozita në vend mendon se këto ndryshime që po bëhen janë radikale dhe se ka qëllime të fshehura nga qeveria. Si i shihni këto deklarata dhe çfarë impakti mendoni se priten që të kenë këto ndryshime në uljen aksidenteve rrugore?
Në komision ka qenë edhe opozita prezente dhe kishte një mikpritje të të gjitha propozimeve dhe mund të përmend një shifër, janë 9.7 milionë dollar që i kthehen në një vit qytetarëve, të cilët nuk do rrinë më që të rinovojnë lejet e drejtimit për shkak të afateve. Ne do të bëjmë një verifikim me mjekun e familjes dhe në kartela e tij do na drejtojnë drejt bërjes së patentës normale apo asaj që ka probleme me shëndetin.
-Sa i përket procesit të ritestimit, si po shkon ky proces dhe më shumti cilat janë disa nga problematikat që ju keni hasur?
Ne kemi paragjykime për mënyrën se si është marr patenta në Shqipëri dhe fatkeqësisht provohet se ka probleme në momentin e kualifikimit të parë, sepse nuk ka asnjë mundësi që këta të cilët vijnë dhe paraqiten tani dhe kishte edhe nga viti 1994, 2007 dhe të vijnë dhe të jenë kaq të painformuar me rregullat. Unë e kuptoj që ne jemi njerëz dhe harrojmë por na shqetëson fakti që vijnë dhe tregojnë njohuri zero, kështu që kemi përforcuar komisionet e ritestimit. Këto persona të gjithë që kanë ardhur janë rrëzuar dhe do shkojnë përsëri në autoshkolla, pra do bëjnë sërish regjistrim, pagesë, testim dhe ardhje këtu. Do të kenë 30 ditë afat dhe brenda 30 ditëve do të kenë vetëm 1 test dhe testi është 30 pyetje, 3 gabime jo më shumë. Ne po punojmë shumë edhe me fëmijët, po punohet edhe me gjimnazet dhe me shkollat që fëmija mos ta lejojë që prindi ta lidh në sediljen e parë. Ka shumë gjëra të mira që po vihen në jetë për herë të parë nga policia rrugore dhe ata janë duke bërë një punë të madhe dhe kjo punë ka qenë fantastike deri më tani. Deri para disa vitesh nuk ka pasur asnjë heqje patente dhe tani është ndryshe.
-Në përfundimi më lejoni t’ju pyes për shërbimet që ofron sot DPSHTRR. Kush janë ato dhe çfarë risi ka…
Pa rritur taksa e tarifa të shërbimeve jetike mbi mjetin dhe drejtuesin e mjetit, madje duke eliminuar praktika e ulur kostot për qytetarët në shumë sektorë (si p.sh.: heqja e vërtetimeve, eliminimi i kontrollit fizik në disa praktika, leja e re e mjetit që hoqi dy dokumente e uli tarifat, dublikati me ulje tarife për leje drejtimi, zerimi i tarifave për mjetet elektrike e plug-in, heqja e testimit për rinovimet e CAP, ulja e tarifës me 60% e kartave të Tahografit, kalimet direkte për shtesat e kategorive të leje drejtimit nga B në D, mjetet historike pa taksa, amortizimi i TVML mbi vlerën e mjetit, zgjatja e afateve të vlefshmërisë për certifikata, licenca e dëshmi, etj) përmes shërbimeve risi, është rritur portofoli i shërbimeve dhe ulur koha e kryerjes së shërbimeve në shifra rekord edhe për 6-mujorin e parë të vitit 2022. Referuar statistikave të publikuara, janë: 1,278 qytetarë në orë të shërbyer, 77% më shumë të ardhura se në vitin 2018 dhe 20% më shumë të ardhura se në vitin 2021. Këtë 6- mujori shënohen 218,625 shërbime risi. 171% më shumë shërbime risi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe 193% më shumë të ardhura nga shërbimet risi krahasuar me vitin 2021. Rezultate të tilla të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të kushteve të punës dhe motivimit të ekipit, sporteleve virtuale, komunikimit dinamik, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës fizike, luftës ndaj ryshfeteve.