• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ish-deputeti zbulon skenarin e frikshëm: Të dielën përplasje civile, banditët do të veshin uniformën e policisë, do të provokojnë…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ish-deputeti zbulon skenarin e frikshëm: Të dielën përplasje civile, banditët do të veshin uniformën e policisë, do të provokojnë…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë një deklarate për shtyp është shprehur se ditën e nesërme, Edi Rama do të veshë me uniformë policie persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale si dhe forca të armatosura të ushtrisë duke shkelur kështu ligjin.

Qëllimi i gjithë kësaj sipas Nokës është që këta persona të provokojnë dhunë dhe përplasje me qytetarët duke ia faturuar kështu më pas dëmin opozitës.

DEKLARATA E PLOTE E ISH-DEPUTETIT FLAMUR NOKA

Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t’ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës.

Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit.

Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policies kufitare.

Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës.

Veshja e personave civilë apo efektivave të Forcave të Armatosura me uniformë të policisë është një shkelje e rëndë ligjore dhe përbën vepër penale.

Me urdhër të Sandër Lleshit dhe të Edi Ramës, po kryhen të paktën dy vepra penale, “Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Këto vepra ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247.

Por megjithë angazhimin e të gjithë strukturave kriminale të Rilindjes, ky skenar dhune shtetërore i Edi Ramës do të dështojë.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri.

Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm.

Por ne nuk do të pranojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit.

Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës!

Refuzojeni Edi Ramën!

Braktiseni Edi Ramën!

Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshmit që po vjen.

 

 

 

Pas

Meta apel qytetarëve një ditë përpara zgjedhjeve: Është shumë e rëndësishme…

Para

Skandali në periferi të Tiranës, ja si po manipulohen votat një ditë përpara zgjedhjeve (VIDEO)

Para
Skandali në periferi të Tiranës, ja si po manipulohen votat një ditë përpara zgjedhjeve (VIDEO)

Skandali në periferi të Tiranës, ja si po manipulohen votat një ditë përpara zgjedhjeve (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar