• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Shpërthen” virusi në Berat, dhjetëra fëmijë me simptoma, rastet urgjente nisen për Tiranë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Shpërthen” virusi në Berat, dhjetëra fëmijë me simptoma, rastet urgjente nisen për Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Janë rritur ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Berat. Abcnews.al mëson se gjatë kësaj jave që po mbyllim janë konstatuar 25 raste koronavirusi vetëm te fëmijët, të cilët kanë patur temperaturë të lartë për katër ditë me radhë.

Situata ka qenë më e vështirë për 3 prej tyre, të moshës 0-4 muajsh, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për shkak të komplikacioneve me frymëmarrjen.



Të dhënat bëhen të ditura nga Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,mjeku pediatër Vladimir Kumaraku. Ai pohon se rastet kanë qënë të shumta dhe në rritje nga dita në ditë, megjithatë sipas tij simptomat nuk janë të rënda përveç ndonjë rasti specifik.

Sipas tij,aktivizimi i virusit tek fëmijët në këtë stinë lidhet me lëvizjet e qytetarëve drejt plazheve dhe takimet e tyre me familjarët emigrantë që kthehen në vend.

“Ka pasur një ecuri në rritje të numrit të rasteve me Covid-19 por rritja e numrit të rasteve nuk duhet të rrisë alarmin por duhet të na bëjë të kujdesshëm dhe ti ndjekim raste në shtëpi. Çdo ditë regjistrohen nga 3 raste të reja fëmijësh të prekur nga koronavirusi, por fatmirësisht graviteti i sëmundjes nuk ka qënë i lartë. Rastet e fëmijëve të prekur nga Covid-19 po trajtohen në shtëpi, duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me mjekun për ecurinë e virusit. Tre fëmijë të moshave 0-4 muajsh kanë qënë në gjendje të agravuar dhe me probleme respirative dhe janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë. Rastet kanë qënë të shumta,në rritje nga dita në ditë por forma që po paraqet Covidi nuk ka shenja të rënda”, thekson ai duke shtuar se numri i vizitave ka shkuar deri në 60 të tilla në ditë.

“Numri i vizitave shkon deri në 60 vizita në ditë,ndërkohë që gjatë fundjavës arrin edhe deri në 100 fëmijë.Ajo që e dallon këtë formë të Covid-it që ka pësuar mutacione të ndryshme është temperatura e lartë që shfaq tek fëmijët, temperaturë që zgjat deri në 3-4 ditë dhe që është një temperaturë e qëndrueshme dhe që reagon shumë pak ndaj medikamenteve për uljen e saj.Përveç temperaturës, fëmijët kanë edhe këputje trupore,dhimbje të muskujve e kokës dhe lodhje. Pas 4 ditësh,temperatura shkon drejt rënies dhe situata klinike e fëmijëve fillon të përmirësohet.Deri tani ne nuk kemi asnjë të dhënë të saktë në lidhje me komplikacionet apo pasojat që mund të lërë tek fëmijët ky virus por pas trajtimit të rasteve do të kemi të dhëna të mjaftueshme për të dalë edhe në konkluzionet në lidhje me mënyrën e paraqitjes,mënyrën e trajtimit dhe pasojat që mund të lërë“, shtoi mjeku.

Pas

Ndodhet në burg për inceneratorët, Lefter Koka bën kërkesën e papritur Gjykatës së Lartë

Para

Kërkohej gjithandej në Gjermani, pranga të riut në Muriqan

Para
Kërkohej gjithandej në Gjermani, pranga të riut në Muriqan

Kërkohej gjithandej në Gjermani, pranga të riut në Muriqan

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar