• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Me zë e figurë, del video ku denoncohet se si kryebashkiakja e PS kërcënon se do i heqë KEMP-in gruas po nuk votoi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Me zë e figurë, del video ku denoncohet se si kryebashkiakja e PS kërcënon se do i heqë KEMP-in gruas po nuk votoi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, një denoncim i fortë ka ardhur në drejtim të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlina Bufi.

Është ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila në një deklaratë për mediat ka publikuar një video, ku shihet dhe dëgjohet një i ri i cili tregon se në familjen e tij janë kërcënuar pjesëtarët që nësë nuk votojnë për kandidaten e PS për Bashkinë e Roskovecit Majlinda Bufi, do t’i heqin pagesën e Kemp-it për motrën invalide.



Tabaku shprehet se kjo video tregon dëshpërimin e vartësve të Edi Ramës që i nxit punonjësit të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve.

DEKLARATË E JORIDA TABAKUT:

Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t’i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd.

Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve.

Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë.

Dëshmia revoltuese sesi regjimi i Edi Ramës është i gatshëm të ndëshkojë për karrigen e tij, me heqjen e bukës së gojës disa fatkeqëve, vjen nga djali i madh i një familjeje pa baba, me 3 djem me shikim të kufizuar dhe me dy vajza me aftësi ndryshe.

Megjithëse kjo dëshmi është bërë publike prej disa orësh në mediat që nuk kontrollehen nga regjimi në ikje i Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim nga asnjë institucion.

Pas kësaj prove të sjelljes mizore të kryebashkiakes së Roskovesit, qëndron fytyra e vërtetë e regjimit të Edi Ramës.

Ai është i gatshëm të lërë pa bukë, pa ndihmë ekonomike dhe pa shërbime çdokënd që nuk I shërben pushtetit të tij personal dhe regjimit të tij kriminal.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europian kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri.

Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm.

Por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit.

Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bie pre e provokimeve të Edi Ramës.

Refuzojeni Edi Ramën!

Braktiseni Edi Ramën!

Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.

Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen

 

 

Pas

Blushi e ironizoi, vjen përgjigja rrufe e Rudina Hajdarit: E kalon mami im apo jo Vetingun…

Para

Korça nuk gjen qetësi, sërish lëkundje të forta tërmeti

Para
Korça nuk gjen qetësi, sërish lëkundje të forta tërmeti

Korça nuk gjen qetësi, sërish lëkundje të forta tërmeti

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar