Anri Kashiku është 18-vjeçari i cili u mbyt në det në plazhin e Durrësit një ditë më parë, pasi hyri në det për të shpëtuar vëllain e të mitur 15-vjeç dhe shokun e tij.
Akti heroik ka bërë që i riu të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.
Statusin ja ka dorëzuar kryeministri Edi Rama babait të të riut, i cili ishte për një vizitë ngushëllimi në familjen e Anri Kashikut, bashkë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro si dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako.
“Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij”, shkruan Rama.