SPAK ka marrë nën hetim 20 persona që aktualisht jetojnë në Shqipëri.
Kjo pasi dyshohet se ata janë pjesë e një celule terrotriste.
Bëhet fjalë për ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë të cilët janë shkëputur nga institucioni dhe që tanimë dyshohet që po kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit të vendit tonë për llogari të Organizatës Terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje.
Sipas Ora Neës që disponon të plotë një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku thuhet se në datën 12 korrik GJKKO ka pranuar kërkesën për të ushtruar kontrolle në zyrat e një shoqate të drejtuar nga një ish-anëtar i MEK, i quajtur Hassan HEYRANI, dhe në 11 Apartamente të shpërndara në Tiranë që janë përdorim të këtyre shtetasve iranianë, dhe në dy makina të po këtyre personave.
Burime për mediat saktësuan se kontrolli është kryer të mërkurën e 14 korrikut nga një axhendë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe agjentëve të antiterrorit; ndërsa disa prej tyre janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë po të njëjtën ditë.
Rreth 20 ish anëtarë të MEK dyshohet se paguhen nga ana e shërbimeve sekrete iraniane dhe Garda Revolucionare Iraniane, për marrjen e informacioneve mbi dhe kryerjen e veprimeve kundër muxhahedinëve që jetojnë në Manëz.