• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Edhe ju keni bërë transaksione të fshehta” Amnistia fiskale, Rama i përgjigjet Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Edhe ju keni bërë transaksione të fshehta” Amnistia fiskale, Rama i përgjigjet Dhomës Amerikane të Tregtisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një takim me një grup përfaqësuesisht të bizneseve.

Tema e diskutuar ishte mbi amnistinë fiskale.



Në Shqipëri, Dhoma amerikane e Tregtisë, shprehu sot “shqetësime serioze” mbi projektligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga qeveria shqiptare. Sipas një deklarate të shpërndarë prej saj “rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij”, duke rekomanduar tërheqjen e kësaj nisme.

Rama iu kundërpërgjigj Dhomës amerikane të Tregtisë duke thënë se ata nuk mund të kundërshtojnë dhe të cënojnë sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambiciet e saj. Sipas Ramës edhe kjo dhomë ka bërë transaksione të fshehta.

“Të cohën dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe, për këtë iniciativë të qeverisë. Kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Sepse institucione financiare mund të kenë kundërshti. Apo institucione kundër krimit mund të ketë. Por dhoma tregtie? Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia. Një kryetar dhome tregtie. Përjashtuar kryetarin e kryetarëve që nuk është bërë asnjëherë biznes. Përfshirë edhe Dhomën e Tregtisë me flamuj të partnerëve, me fakte që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë.” tha Rama.

Duke folur para të pranishmëve, Rama tha se e ka menduar amnistinë që në ditën e parë që ka ardhur në qeveri.

“Nuk e kemi propozuar se nuk i kishte ardhur koha. Ashtu siç nuk ishte koha për kanabisin” tha Rama.

Mes të tjerash i pari i qevrisë ka dhënë edhe një mesazh për ndërkomëbtarët që janë treguar skeptik për këtë amnisti fiskale me frikën e pastrimit të parave nga bota e krimit. Rama kujtoj se shteti shqiptar po bën një veprim të jashtëzakonshëm me mbrojtjen e familjeve nga fatura e lartë e energjisë.

“Dua t’ju kujtoj të gjithëve dhe partnerëve ndërkombëtar. Bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte. Ndryshe nga vende të tjera. Shqipëria ka marrë vendim me një kosto shumë të lartë. Nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet e papërballueshme. Ky vendim është që fatura e energjisë po i afrohet 500 eurove për megavat. Nga 50/60 që ishte para luftës. Kemi bërë që kjo të mos reflektohet nga fatura e familjeve dhe tek biznesi i vogël. Nga dalin këto para? Paketa jonë nuk ka zgjidhur të gjithë hallin se paketa ka përfunduar.”

“Ideja e amnistisë është shumë e vjetër në Shqipëri jo e re. Asnjëherë nuk është bërë nga një presion i brendshëm dhe i jashtëm. Se ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Shqipëria në atë kohë nuk ka qenë e strukturuar.” tha Rama.

Kreu i qeverisë u përgjigj edhe zërave kundër duke thënë se amnistia është bërë në mënyrë të rregullt në të gjitha vendet që sot i japin mësime Shqipërisë. Sipas tij nuk është e drejtë të pengosh Shqipërinë duke mos e respektuar me gjuhën e përdorur.

Në draftligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”, të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, i cili doli javë më parë për konsultim publik krahas legalizimit të shumave në para deri në 2 milionë euro, dhe pasurive të paluajtshme është parashikuar edhe e drejta për rivlerësimin e pasqyrave financiare.

Në nenin 15 të draftligjit përcaktohet procedura për deklarimin vullnetar të elementëve të veçantë të pasqyrave financiare vjetore.

Subjektet e këtij ligji mund të rideklarojnë elemente të veçanta të aktiveve, të detyrimeve apo të kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërisë, sipas përcaktimeve në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, me synimin për të siguruar një paraqitje reale, të vërtetë dhe e drejtë të çdo elementi të aktiveve dhe të detyrimeve të këtyre pasqyrave.

Për të gjitha diferencat që rezultojnë si efekt i rideklarimit të elementëve të veçantë të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërive, të cilat detyrohen të kryejnë auditimin ligjor në bazë të kuadrit rregullator të fushës së auditimit ligjor, audituesit ligjorë, të cilët kanë audituar pasqyrat financiare vjetore të këtyre shoqërive përpara procesit të rideklarimit, janë të përjashtuar nga përgjegjësia lidhur me krijimin e këtyre diferencave, si rezultat i kërkesave të këtij ligji.

Për çdo diferencë që lind nga gjendja reale me gjendjen aktuale kontabël, diferencë e cila jep efekt neto në rritje në të ardhura apo kapital, subjektit i lind detyrimi për pagesë të tatimit, sipas vlerës dhe modaliteteve kohore të parashikuara në nenin 16, të këtij ligji.

Neni 16 përcakton se mbajtjen e një tatimi të posaçëm prej 7 % të shumës totale të deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera në 4 muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit dhe 10 % të shumës totale të deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera pas 4 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Çdo diferencë e kontabilizuar bazuar në kuadrin rregullator të kontabilitetit të sektorit privat për këtë qëllim do të klasifikohet si e ardhur e patatueshme apo shpenzim i pazbritshëm për qëllime të deklaratës së tatimfitimit apo tatimit të thjeshtuar të fitimit.

Shumat e detyrimeve ndaj ortakëve të shoqërisë, të rivlerësuara sipas dispozitave të këtij neni, mund të përdoren lirisht prej tyre për qëllime të biznesit apo personale.

Asnjë rideklarim pozicionesh nuk mund të japë në periudhat e kaluara, periudhën korrente apo periudhat e ardhshme, efekte në rritjen e shpenzimeve apo elementëve të tjerë që reduktojnë fitimin tatimor apo TVSH-në e pagueshme.

Pas

“Lufta vazhdon” Ish-zv.ministrja Voda del nga burgu, jep mesazhin e fortë sapo lë qelinë

Para

Për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë – Frutat që duhet të zgjidhni patjetër

Para
Për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë – Frutat që duhet të zgjidhni patjetër

Për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë – Frutat që duhet të zgjidhni patjetër

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar