Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje nga projektligji mbi amnistinë fiskale. Ajo tha se do të ketë një afat kohor prej 9 muajsh.
Ministrja dha po ashtu detaje se si do të aplikohet kjo amnisti që parshikon legalizimin e shumës deri në 2 milion euro. Ibrahimaj shpjegoi se në drejtorinë e Tatimeve do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale.
“Afat 9 mujor. Në zbatim të këtij ligji do krijohet një njësi special të ndërveprojë aktivitetin e saj me të gjitha institucionet që kanë si objekti korrupsionin, krimin. Në një kohë prej 5 ditësh do analizojë të gjitha kërkesat nga subjekte apo tatimpagues, duke ndërvepruar me të gjitha institucionet që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe terrorizmit.
Të finalizohen të gjitha projekt që kemi të parashikuara. Kemi një historik ku prej 30 vitesh kemi pasur normë informaliteti të lartë, është e nevojshme të ngrihen struktura që të krijohet vit 0 ku të mos ketë më që këto para të qarkullojnë jashtë bankave. Nëpërmjet amistisë fiskale do bëjmë të mundur që paratë nga puna e padeklaruar, pasi të padeklaruara të krijuara në një historik 20 vjeçar të mund të legalizohen. Në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të marrë inpute”, tha Ibrahimaj.