Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko, ka denocuar fenomenin e blerjes së votave në këtë bashki.
Aliko shkruan se në lagjen “Punëtori” ku ka shumë votues të komunitetit egjiptian, tarifa për secilin pjesëmarrës është 15 mijë lekë të reja.
Nëpërmjet një statusi kryetari i degës së PD Gjirokastër e dënon këtë akt dhe bën thirrje që të mbrohet liria në kushtet kur tashmë pjesëmarrja blihet me lekë në dorë.
DENONCIMI I DASHO ALIKOS
E turpshme kjo qe po ndodh! Kandidat pa rival dhe shperndan nga 150 mij lek te vjetra ne lagjen Puntori ne Gjirokaster. Shume e turpshme dhe e denueshme!
Qytetare te ndryshem e te ndershem e kane refuzuar. Ka dhe te tjere qe ua kan marre leket dhe perseri do t’i bojkotojne keto zgjedhje moniste !
Mbi kedo qe e ka bere kete e do vazhdojne ta bejne blerjen e votave e presionin mbi te punesuarit, nje dite do japin llogari! Shteti do te behet nje dite !
Partia Demokratike eshte parti e lirise e cila rrezoi baballaret e ketyre diktatoreve te rinj dhe nuk do lejoje me cdo lloj cmimi instalimin e diktatures se re.
Te gjith ne kembe per mbrojtjen e lirise!