Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi i vendosur se tashmë Ramën e ka armik, duke instistuar në qendrimin e tij.
Sipas Berishës, kreu aktual i qeverisë ka shkelmuar votën e lirë.
Në një konferencë me gazetarët, berisha u shpreh se protesta e djeshme i kaloi pritshmëritë, përsa i takon pjesëmarrjes.
I pyetur nga gazetarët sesi do ta rrëzojë Ramën nga pushtetit, ai tha: “Po nuk iku do ta heqin”
Sa i takon pritshmërisë, u përmbush ajo që kishit?
Berisha: Që të flas të vërtetën, u tejkalua fuqishëm. Po unë jam njeri që nuk mbetem zemërthyer kur nuk ka shumë njerëz, sepse ka njerëz. Unë kam vlerësimin për njeriu. Unë mund të kem mbajtur fjalime me 50 veteë, por njësoj sikur kanë qenë 5 mijë. Unë respektoj njerëzit.
Si do ta rrëzoni Ramën, me fjalime apo do të ketë përshkallëzim?
Berisha: Në fakt, po nuk iku do ta heqin. Meqë shtrove çështjen, unë kam këtë koment. Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën armik, dhe sigurisht mund të ketë patur edhe njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik, me bindjen më të thellë për dy arsye: E para për monizmin që vendosi. Monizmin e rrëzuam në vitet 90, e kishin etërit e Ramës dhe e ktheu Edi Rama. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë. Duke marrë votat me patronazhistët. Edi Rama vendosi monizmin që ne rrëzuam në vitet 90, por nëse ka fatkeqësi supreme për një komb është monizmi. Edi Rama do trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do të prekë votën e shqiptarëve. Kjo është e prerë. Me çdo çmim e sakrificë, shqiptarët do votojnë të lirë. Gaboi shumë rëndë. Duhet të dini një gjë, Edi Rama është sot 25 vjet në pushtet, nuk i ka prekur kurrë kush një votë të vetme.