• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Konsiderohej si “vatra” e spiunëve rusë në Evropë, si ka ndikuar lufta në Ukrainë në marrëdhëniet e “ngrohta” me Moskës dhe Vjenës

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Konsiderohej si “vatra” e spiunëve rusë në Evropë, si ka ndikuar lufta në Ukrainë në marrëdhëniet e “ngrohta” me Moskës dhe Vjenës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Polizei!” thirrën oficerët që sulmuan një apartament në katin e tretë të kryeqytetit austriak, në një aksion për të kapur një burrë të shëndoshë që qëndronte pranë qoshes së kuzhinës. Sipas raporteve të policisë austriake, i dyshuari – një zyrtar në shërbimet e sigurisë së Austrisë – u hodh drejt celularit të tij dhe u përpoq ta thyente atë në dysh.

Të dhënat e telefonit nga bastisja e vitit të kaluar, së bashku me një kompjuter portativ, USB dhe një grup dokumentesh, tani po rezultojnë kritike dhe po ushqen pyetje rreth shkallës në të cilën ndikimi i Moskës arriti të ketë pushtuar Vjenën.





Egisto Ott menaxhonte agjentë të fshehtë në shërbimin e brendshëm austriak të sigurisë dhe gjithashtu shërbeu në Turqi dhe Itali si oficer i inteligjencës. Ai dyshohet se i kishte shitur Rusisë sekrete shtetërore, si dhe kishte dhënë informacione për armiqtë e perceptuar të Kremlinit në Perëndim, sipas zyrtarëve evropianë të sigurisë dhe dokumenteve hetimore austriake.

Rasti Ott sipas zyrtarëve të sigurisë, është një nga shumë problemet e brendshme që kontribuan në shpërbërjen e vitit të kaluar të agjencisë të inteligjencës austriake – BVT – dhe ka bërë që agjencitë e tjera evropiane të kufizojnë lidhjet e tyre me Vjenën ose ta ndërpresin atë nga inteligjenca.

60-vjeçari Ott është bërë simbol i depërtimit të thellë të Rusisë në Austrinë anëtare të Bashkimit Evropian në politikë dhe industri, si dhe në fushën e inteligjencës. Pushtimi rus i Ukrainës ka përshpejtuar llogaritjen e rreziqeve për vendet që bien nën ndikimin e Moskës. Në seancat dëgjimore të vazhdueshme me dyer të mbyllura, ligjvënësit austriakë kanë hetuar ndërhyrjen ruse në shërbimet e inteligjencës dhe kontratat që gjiganti i gazit OMV kishte me Rusinë. Ligjvënësit po shqyrtojnë gjithashtu lidhjet e biznesit që figura dhe parti të larta politike austriake kanë pasur me Kremlinin dhe kompanitë shtetërore ruse.

“Ndikimi rus në Austri duhet të hetohet tërësisht,” tha anëtarja e parlamentit të opozitës, Stephanie Krisper. “Për shumë vite, lidhjet me Moskën përshkuan sistemin tonë politik. Tani, varësia ekonomike dhe politike nga Rusia më në fund është bërë e dukshme për të gjithë si një kërcënim sigurie”.

Ky artikull bazohet në qindra faqe dokumentesh të marra nga The Ëashington Post, si dhe në intervista të më shumë se 12 zyrtarëve aktualë të njohur me rastin Ott. Ata folën në kushte anonimiteti, teksa hetimi është ende në vijim.

Avokati i Ott pranoi një kërkesë nga The Post për të intervistuar klientin e tij, por më pas ndaloi së përgjigjuri.

Zyrtarët evropianë të sigurisë dhe dokumentet hetimore sugjerojnë se Ott po krijonte një plan me oficerë të tjerë të inteligjencës austriake për të riorganizuar shërbimet e sigurisë si një departament i ri brenda Ministrisë së Jashtme.

Mos vallë Putin krijoi pa dashje një NATO më të fortë?

Në atë kohë, Ministria e Jashtme drejtohej nga Karin Kneissl, një diplomate dhe akademike e sjellë në qeveri nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë. Një partner i koalicionit qeveritar nga viti 2017 deri në vitin 2019, i cili kishte lidhje veçanërisht të ngrohta me Kremlinin, duke dërguar anëtarët e partisë në një udhëtim zyrtar në vitin 2017 në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Rusia pushtoi territorin ukrainas në vitin 2014 në një lëvizje që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar ta njohin, duke vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

Dasma e Ministres së Jashtme austriake, Kneissl në vitin 2018 në vendin austriak u bë simboli më i dukshëm i përqafimit të Rusisë nga elita politike në Vjenë. Lista e të ftuarve përfshinte dhe ish-kancelarin Sebastian Kurz. Megjithatë, ylli i ftuar ishte presidenti rus Vladimir Putin. Gjatë festimeve, Kneissl bëri vals me Putinin dhe u fotografua duke iu drejtuar liderit rus teksa i puthte dorën.

Në mesazhet me tekst të WhatsApp për një gazetare të Ëashington Post, Kneissl tha se ajo “nuk po jepte intervista” dhe kishte emigruar nga Austria për shkak të “kërcënimeve me vdekje”. Ajo tha se nuk kishte njohuri për planin dhe “nuk kishte dëgjuar kurrë për zotin Ott”.

I burgosur për tre javë vitin e kaluar, Ott u lirua dhe u pezullua nga puna në pritje të hetimeve të mëtejshme. Ai ka mohuar publikisht të gjitha akuzat, duke pretenduar një komplot kundër tii, pasi dënoi ekseset e departamentit dhe kërkesat nga agjencitë e huaja “miqësore” të inteligjencës që ai tha se ishin “të paligjshme”. Ai ka ndryshuar rrëfimin zyrtar të bastisjes së banesës së tij në Vjenë, duke pretenduar se oficerët nuk janë deklaruar si policë dhe se fillimisht ka rezistuar sepse i ngatërroi me grabitës. Këtë vit, një gjykatë la në fuqi pretendimin e tij se gjatë arrestimit të tij ishte përdorur forcë e tepruar.

“Ata po më akuzojnë për dhënien e sekreteve shtetërore Rusisë, por unë nuk e kam bërë”, tha Ott për ZackZack, një faqe interneti austriake. Ai shtoi, “Ata kanë parë shumë TV”.

Shumë besim në Rusi

Nëse disa vende në Evropë – veçanërisht Polonia dhe shtetet baltike – e shihnin Rusinë nën Putinin si një kërcënim strategjik, Austria ishte ndër ato që në vend të kësaj e pa Moskën si një mundësi të artë.

E ndarë pas Luftës së Dytë Botërore në sektorë të pushtuar nga sovjetikët, amerikanët, britanikët dhe francezët, Austria u zhvendos në mesin e viteve 1950 si një komb zyrtarisht “neutral”. Ai neutralitet – duke përfshirë kodet ligjore që e bënin spiunazhin një krim vetëm nëse drejtohej ndaj Austrisë – e ktheu kryeqytetin e saj të këndshëm në një vendstrehim për spiunët, një status që u theksua nga mbajtja e organeve ndërkombëtare, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Në vitet 2000, ngritja e një njeriu të fortë – Putin – në Kremlin u pa në terma pragmatikë në Austri. Rusia renditet ndër investitorët kryesorë të huaj të këtij vendi. Në fund të vitit 2021, kompanitë ruse mbanin asete në vlerë prej 25.5 miliardë dollarësh në vend, duke përfshirë një qendër kryesore për eksportet e rëndësishme evropiane të gazit natyror të Moskës. Austria u bë një investitor i madh në tubacionin Nord Stream 2, i cili do të dyfishonte rrjedhën e gazit natyror rus në Evropë, por Nord Stream 2 u anulua pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, pavarësisht rezistencës fillestare austriake për të hequr dorë nga projekti.

Hartat e pushtimit rus të Ukrainës

Një derë rrotulluese u hap midis gradave më të larta të qeverisë austriake dhe kompanive të mëdha shtetërore ruse. Dy vjet pas largimit nga qeveria, Kneissl, për shembull, mori një pozicion shumë të paguar në bordin e gjigantit shtetëror rus të energjisë Rosneft. Ajo gjithashtu shkroi një sërë opinionesh për RT, një media propagandistike e Kremlinit.Bw

Pas

“Ka një trend të falsifikimit të kartëmonedhave”/ Ikonomi: Prerjet 50 e 100 euro, ja si i dallojmë

Para

Temperatura ekstremisht të larta, ja sa gradë do të shënojë termometri sot

Para
Temperatura ekstremisht të larta, ja sa gradë do të shënojë termometri sot

Temperatura ekstremisht të larta, ja sa gradë do të shënojë termometri sot

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar