• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Nëse SPAK nuk heton, reforma në drejtësi dështon”, Kryemadhi: FJa lista e ministrave që përfundojnë në burg

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Nëse SPAK nuk heton, reforma në drejtësi dështon”, Kryemadhi: FJa lista e ministrave që përfundojnë në burg
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Open” se nëse SPAK-u nuk zgjidh aferën e inceneratorëve atëherë tregon se është palë me kryeministrin Edi Rama dhe bie poshtë e gjithë reforma në drejtësi.

E pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse ka një listë politikanësh dhe pronarësh të kompanive të mëdha që shkojnë pas hekurave nëse SPAK e zbardh plotësisht skemën, Kryemadhi tha se shumë ministra por edhe Drejtori i Tatimeve përfundojnë në burg.

Monika Kryemadhi: Unë vazhdoj të mendoj, por jam edhe e bindur se është grup i strukturuar kriminal financiar dhe politik, sepse siç ndodh me rastin e pensionistëve që është vijë e kuqe, siç janë pronat, siç është shembja e pallateve në Kombinat, se duan të ndërtojnë atje gjëra të tjera. Kjo është një betejë që unë i kam hyrë dhe nuk ka kthim më mbrapa për mua. Pse e them këtë? Sepse në fund të ditës mendoj se është një gjë që dua ta bëj dhe ta çoj deri në fund dhe të mos tërhiqem për shkak të përjetimeve personale dhe politike. Mendoj se klasa politike duhet të marri një vendim të madh, se i pari që i ka baltosur klasën politike është Edi Rama. Por s’kam parë politikanë më të korruptuar që vjedhin me firmë dhe vulë.

Eni Vasili: PD-ja kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, ju kërkuat që ta marri në pyetje SPAK-u!

Monika Kryemadhi: E para SPAK-u duhet të thërrasë të parin Erion Veliajn, pastaj Klodian Zoton dhe nëse jo atë se është në arrati të shkojë atje te inceneratori i Tiranës dhe me dronë për 10 minuta e nxjerr sa investime janë bërë atje.

Eni Vasili: Nëse SPKA-u nuk e merr kryeministrin dhe nuk jep dorëheqjen ça do ndodhë?

Monika Kryemadhi: Atëherë ka dështuar reforma në drejtësi dhe partnerët tanë strategjikë, të cilët janë investuar me mish dhe me shpirt për reformën në drejtësi. Atëherë ulërimat e kryeministrit që thotë unë ju kam bërë vetingun ju, ju mos kapni njerëzit e mi merr vërtetë kuptim. Mos harroni se shumë fatura të bërjes së këtyre inceneratorëve kanë probleme më të mëdha shumë më të mëdha se betoni dhe hekuri. Këtë vetëm SPAK-u e zgjidh dhe ndërkombëtarët.

Klodiana Lala: Nëse SPAK-u i del deri në fund këtyre aferave, ju më bëni dot sot një listë të atyre politikanëve dhe pronarëve të firmave të ndërtimit që shkojnë pas hekurave?

Monika Kryemadhi: E ke shumë të thjeshtë, të gjithë ministrat që janë pjesë e koncensioneve janë në kokërr të burgut. Ministrat e rrugëve, të Energjetikës, të Financave, Drejtoria e Tatimeve, ata që kanë bërë tenderime punë publike. Kjo s’është si çështja e tenderit të uniformave që morën ato juristët që firmosnin me urdhër, këtu firmat janë më të mëdha, më të rëndësishme.balkanweb

Pas

Përshkallëzohet dhuna në protestën në Shkup kundër propozimit francez, plagoset një efektiv policie!

Para

“Ka një trend të falsifikimit të kartëmonedhave”/ Ikonomi: Prerjet 50 e 100 euro, ja si i dallojmë

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar