Nafta është ulur me 6 lekë në Shqipëri! Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj e cila doli në një konferencë për gazetarët, në lidhje me zhvillimet e fundit ekonomike në vend. Ibrahimaj bëri të ditur se po ashtu, është ulur edhe benzina me 7 lekë për konsumatorët.
Nga sot, nafta do të shitet me 243 lekë/litër, benzina do të shitet me 235 lekë/litër dhe gazi me 81 lekë/litër.
‘E kemi deklaruar që në ditën e parë se bordet nuk janë politika e dëshiruara nga Qeveria apo ministritë. Ne jemi detyruar të hymë në këtë regjim që të evitojmë apo eliminojmë rritjet tekulative të rritjes së çmimeve. Nuk ka asnjë të dhënë që borden kanë marrë vendime ndryshe nga ecuria në bursë. Ne marrim të dhënat në bursë për një ditë më parë sesa mbledhja e bordit. Në kushtet e lëvrimit, duhet pasur kujdes kur i referohemi bursës dhe Bordit. Se ka shumë nënprodukte. Në asnjë rast nuk ka qenë e ndryshme nga ecuria e bursës. Marzhet bruto të fitimit të kompanive, këtë vit që nga momenti i krijimit të bordit kanë qenë 5-6% ndërsa vitin e kaluar 15-16%. Pra ky është niveli i çmimit që ka funksionuar Bordi. Sot morëm vendimin e fundit. Gazoil u ul me 6 lekë. Benzina u ul me 7 lekë. Ndërsa gazi u ul me 2 lekë për konsumator.” tha ministrja.
NJOFTIMI ZYRTAR I BORDIT:
Kështu me vendimin e ri që pritet të hyjë në fuqi pasditen e sotme, nafta do të shitet me 243 lekë/litri, benzina 235 lekë/litri ndërsa gazi 81 lekë/litri. Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë
Më herët, Bordi i Transparencës vendosi se çmimi i naftës në Shqipëri do të tregohej me 249 lekë për litër, benzina me 242 lekë, ndërsa gazi ishte 83 lekë. Për rritjen e këtyre çmimeve, opozita, me në krye kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën kanë paralajmëruar protestë më 7 korrik në orën 19:00 përballë kryeministrisë.