Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, nga foltorja e Kuvendit foli për rritjen e çmimeve të karbruranteve, teksa iu drejtua deputetëve në sallë që të guxojnë dhe të shkojnë të bëjnë foto në treg me shalqirin e të shohin nëse u shit dhe me sa u shit.
Depueti foli edhe për “çunat e Londrës”, duke thënë se është lodhur kot duke lexuar e duke shqyer sytë.
“Hë e shkreta parti sa mbrapa është. Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ku janë këto subvencionet e famshme? Po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë. Ky është realiteti. Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh. Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët.