Nga Fatos Çoçoli
Mbi 30 vjet dhe thuajse gjysmat e viteve kanë shkuar me hartime strategjish për reformën e ujit. Asnjëra prej tyre nuk është zbatuar. Raporte pas raportesh, mijëra shkresa që shkonin drejt ministrisë përkatëse, qeverisë madje edhe donatorëve për të ndryshuar dhe gjithçka mbetej njëlloj. Shqetësimet ishin të njëjta.
Nuk kishte plane veprimi efikase; sektori mbetej tërësisht i fragmentarizuar me 57 shoqëri Ujësjellës-Kanalizimesh; politikat subvencionuese nuk ishin aspak motivuese për të nxjerrë në dritë sektorin; planet e investimeve ishin po aq të fragmentarizuara dhe të pakordinuara me njëra tjetrën; shoqëria mbetej e organizuar në mënyrë joefikase dhe po ashtu ishte dhe monitorimi i saj nga këshillat mbikqyrës apo bordet.
Shkurt, sektori në tërësi vuante mungesën direkte të përgjegjësive në menaxhim dhe fragmentarizimi. E gjithë kjo “katrahurë” shkonte direkt te konsumatori: në çezma nuk vinte ujë i pijshëm; depozitat mbusheshin gjithë natën dhe uji i depozitave shfrytëzohej ditën; në shumë qytete, ujrat e bardha e të zeza përziheshin me njëri tjetrin; e në çezma të tjera vinte me pikatore.
Ashtu sikurse kishte lavazhe që punonin me ujë të pijshëm gjithë ditën e fermerë që ujisnin bahçetë me ujë të pijshëm; e në të tjera zona, kur bëje të hapje rubinetin, uji vinte me pikatore.
Për të mos folur për sahatet, të cilët ndërroheshin si pa të keq, duke u sjellë kosto shtesë qytetarëve që shihnin se në çdo fushë kishte ndryshime, veç te uji i pijshëm jo. Kushdo i mban mend vitet e krizës së madhe energjetike, kur ndiznin qirinjtë në orën 7 të mbrëmjes dhe situata mbetej e pandryshuar derisa dilte dimri dhe kriza “zhdukej” me një të rënë të lapsit.
Këtë situatë, nuk e duronte dot askush. Belinda Balluku nuk e mendoi dy herë që veç mijëra punëve që kishte marrë përsipër të bënte në ministrinë e drejtuar prej saj, në një prej kryesoreve të fokusohej dhe të kërkonte informacion në mënyrë të vazhdueshme.newsbomb