• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Si u njoha në luftë me Dhimitër Shuteriqin” Ben Blushi rrëfen bisedën me gjyshen e tij 98-vjeçare

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Si u njoha në luftë me Dhimitër Shuteriqin” Ben Blushi rrëfen bisedën me gjyshen e tij 98-vjeçare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Publicisti Ben Blushi ka rrëfyer bisedën me gjyshen e tij 98-vjeçare, Mynever Shuteriqi.

Ai ka treguar detaje nga bashkëbisedimi me të moshuarën, ku ajo tregoi se si ishte njohur me burrin e saj, shkrimtarin Dhimitër Shuteriqi gjatë luftës.

Gjithashtu, gruaja kujtoi dhe një episod nga biseda me burrin e saj, për të dashurën franceze që kishte pasur për të cilën ajo nuk ishte bërë xheloze.

MESAZHI I BLUSHIT
GJYSHJA IME, MYNEVER SHUTERIQI
Shkova të takoj gjyshen. Mynever Shuteriqin
Nuk dole sot, e pyeta
Jo, tha po të prisja
Del çdo ditë?
Pothuajse çdo ditë,
Ku shkon?
Këtu afër te Toptani, pi kafe
Me kë pi kafe ?
Herë vetëm, herë me njerëz
Po shoqet nuk vijnë për kafe?
Nuk kam më shoqe, tha Myneveri, ose janë sëmurë ose kanë vdekur
Të ka marrë malli për Gjirokastrën?
Jo nuk më merr malli për Gjrokastren. Ika dy vjeç që aty nuk kam kujtime
Pse ikët nga Gjirokastra?
Babai ishte nënpunës i pyjeve dhe e qarkullonin në qytete të ndryshme
Ku keni jetuar tjetër ?
Kudo. Lushnje, Elbasan, Delvinë. Aty mësova pak greqisht
Nuk e dija që di greqisht, i thashë
Gjithë Delvina fliste greqisht dhe unë e mësova nga shoqet e fillores
Po tjetër çfarë gjuhe flet?
Italisht, tha Myneveri
Ku e mësove italishten?
Në shkollën Nëna Mbretëreshë në Tiranë
Ishte shkollë e mirë?
Shkolla më e mirë për vajza, babai paguante 12 napolona në vit
Çfarë mësuesish kishit në shkollë?
Kryesisht Italianë
Dinin shqip?
Shumë pak. Mësuesja ime e italishtes quhej sinjora Dotmasse. Ajo thoshte që italishtja është gjuha e Zotit, frëngjishtja është gjuha e dashurisë ndërsa shqipja është gjuha e zogjve. Po ti di italisht?
Kuptoj, thashë unë
Do të të recitoj Dante Aligerin, më pyeti Myneveri
Dua, i thashë
Tanto gentile e tanto honesta pare
La donna mia
quando ella altrui salute
che va dicendo al anima
Sospira
Ma përkthe, i thashë
Shumë e ëmbël dhe shumë e bukur duket
e dashura ime

cdo njeri që e sheh
i thotë vetes
psherëti
Shumë e bukur, thashë unë
Është Soneti i Beatrices, tha Myneveri, Dante ia kushtoi se e kishte të dashur
Vërtet s’të merr malli të shkosh në Itali, e pyeta
Kam qenë në Itali, vetëm në Francë s’kam qenë. Dhimitri, gjyshi yt më thoshte gjithmonë, si s’të çova një herë në Francë
Ai e donte shumë Francën, thashë unë
Aty studioi 6 vjet, tha Myneveri kishte dhe një të dashur
Ti tregonte ty të dashurat, e pyeta
Këtë historinë e Blanshes po
Ca thoshte Dhimitri për Blanshën ?
I mbante fotografitë e saj në shtëpi. Një herë kur fëmijët luanin dhe nxorën fotografitë më pyetën kush është kjo vajza që ka dalë me babin. Dhimitri u bë keq sepse mendoi se unë do bëhesha xheloze.
Po ti ishe xheloze?
Jo, tha Myneveri. Kur ndodhi kjo puna e fotografive me fëmijët, Dhimitrit i thashë që unë nuk kam punë me jetën tënde të mëparshme dhe ai u lehtësua.
Ku u njohe me Dhimitrin?
Në Elbasan gjatë luftës. Unë shkova të dilja partizane. Por komandanti i brigadës 17, më tha ti nuk do vish në mal. Gjithë shoqet dhe shokët e mi ikën në luftë
Po ty pse nuk të morën, e pyeta
Mua më thanë që të merresha me shtypin e luftës dmth të shkruaja komunikata dhe ti shpërndaja. Unë nuk di ta bëj këtë punë, i thashë.
Do të ndihmojë Dhimitri, më thanë, ai është shkrimtar do punoni bashkë
Sa vjec ishe?
18 në atë kohë. Më futën dhe dy herë në burg
Po në burg psë?
Për këto komunikatat që shkruanim. Më mbanin një javë pastaj më lironin për mungesë provash
Edhe kështu u njohe me Dhimitrin?
Na cuan në një bazë ilegale të shtypit që duhet të ishte sa më thellë që gjermanët mos e gjenin dot.
Ku ishte ky vend?
Në Shpat të Elbasanit, në fshatin Stërstan
Kam qenë në Shpat,thashë unë
E di cdmth Stërstan,më pyeti Myneveri
Jo,i thashë
Stërstan do të thotë përtej staneve, kaq larg ishte
Mendon se ke jetuar mirë,e pyeta
Mendoj se i kam marrë jetës më shumë nga cmundet,tha Myneveri
Kur te pyesin sa vjec je si i përgjigjesh?
Që jam aq vjec sa dukem
Kur e ke ditlindjen?
Sot në 21 qershor,me solsticin e verës
Po sa vjec je?
Jam 100 pa 2, tha Myneveri
Duhet të bëhesh patjetër 100, i thashë
Do përpiqem,tha Myneveri
Tani do të bëj një fotografi, i thashë
Shpejt,tha, duhet të dal
Ku do shkosh?
Do shkoj për darkë, tha, më ka ftuar vëllai yt.

Pas

E rëndë në Greqi/ Nëna e mban vajzën e saj të burgosur për 42 vite, ja si u zbulua

Para

“Dua 18 kilogram për të mërkurën” Tre kushërinjtë shqiptarë mbushin qytetin anglez me ‘shtëpi bari’

Para
“Dua 18 kilogram për të mërkurën” Tre kushërinjtë shqiptarë mbushin qytetin anglez me ‘shtëpi bari’

“Dua 18 kilogram për të mërkurën” Tre kushërinjtë shqiptarë mbushin qytetin anglez me ‘shtëpi bari’

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar