Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ka ironizuar nëpërmjet rrjeteve sociale çmimet stratosferike të karburanteve në vend.
Ai bëri një krahasim me fustanet e ministres Elisa Spiropali, e cila u ndërrua tre herë gjatë vizitës së shkurtër në Kiev.
Mirëpo e pyetur nga mediat, Spiropali tha se u ndërrua shpesh për arsye higjienike.
POSTIMI I PLOTE
NAFTA ME FUSTAN
Na është bërë çmimi i naftës si fustanet e Spiropalit në Kiev!
Është më i shtrenjti në rajon dhe ndërrohet kaq shpesh.
Madje tani e kanë gjetur dhe justifikimin spiropalian:
E rrisin dhe e ndërrojnë “për arsye higjienike”… ambienti.