Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me banorët e njësisë administrative numër 4 dhe ka komentuar takimin e sotëm mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe presidentit Meta.
Njëri prej banorëve e ka pyetur “Po presidentin si e kemi?” dhe Rama nuk ka hezituar të japë një përgjigje duke thënë se Lulzim Basha ka dështuar dhe se presidenti ka marrë drejtimin e opozitës.
“A ja, hëna, hëna, nuk është punë arti është punë halli, dalin nga arti se do kisha më tepër dëshirë të flisnim për gjerat që janë si të ndërtojmë, të transformojnë jo si të rezistojmë ndaj barbarive, por ca to bësh, presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri, është fatkeqësi e madhe për institucionin por nuk kemi ca bëjmë.
E thashë unë na erdhi dita që edhe Bujar Nishani të duket si Xhefersoni, habi e madhe, jo realisht, kur bëmë marrëveshjen atëherë, që ishte e deklaruar nga të dy palët, më kujtohet kur po nënshkruanim, ata të presidencës merrnin në telefon, na dërgoni letrën me firmë të përbashkët që jeni dakord për shtyrjen e datës së zgjedhjeve që ishte brenda afatit dhe kornizës kushtetuese, e kërkonte me shkrim.
Ky hapni vendin se do hidhem, është habi e madhe shumë dhe i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e cfirmosjes së firmës së vet, u dha motiv sado absurd për tu kap këtyre që ne do mbrojmë dekretin, sot aktualisht e ka marrë përgjigjen shumë qartë ajo histori nga kolegji zgjedhor, se është ajo gjykata, dhe është pa të drejtë ankimimi”- tha Rama.