Ish-deputeti Valteri ka depozituar padi të tjera ndaj zyrtarëve të LSI në SPAK.
Ai ka denoncuar edhe Petrit Vasilin, Edmond Panaritin, Elona Gurin, si edhe biznesmenë pranë kësaj partie, të cilët i akuzon se kanë shpërdoruar detyrën.
Në një prononcim për mediet, Valteri tha se këta funksionarë të LSI shpërdoruar fondet publike gjatë ushtrimit të detyrës, ku mes të akuzuarve sipas tij është edhe pronari i godinës së LSI, Muharrem Berisha.
Sipas tij persona të lidhur ngushtë me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë pastruar para jashtë vendit.
Më herët Valteri ka depozituar në SPAK kallëzimin për presidentin Ilir Meta, pasi bazuar në të dhënat e gazetës austriake, kur ai ka qenë në pushtet, ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.
“Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, dhe çifti Meta Kryemadhi, për skemën e lobimit, është Elona Guri, Muharrem Berisha biznesmen, kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrën dhe fshehje të të ardhurave.
Ish -zyrtarë të LSI kanë shpërdoruar fondet publike gjatë ushtrimit të detyrës.Mes personave të akuzuar është edhe pronari i godinës së LSI, Muharrem Berisha. Janë kryer transferta parash jashtë vendit. Flasim për peridhën 2017-2018- kur Meta dhe ministrat e tij kanë shkuar në SHBA. Ka qenë një shoqëri lobimi në SHBA që ka bërë pastrimin e parave të tyre. Persona të lidhur ngushte me LSI kanë përfituar miliona lekë”, u shpreh ish-deputeti.