• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Lajm i mirë! Lumi Vjosa dhe degët e tij shpallen Park Kombëtar

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Lajm i mirë! Lumi Vjosa dhe degët e tij shpallen Park Kombëtar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria nisi procedurat për të përfshirë lumin Vjosa dhe degët e tij në kategorinë e një Parku kombëtar, duke siguruar kështu një shkallë të lartë të mbrojtjes të tij. Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit nënshkroi sot, për këtë qëllim, një Memorandum Mirëkuptimi me organizatën amerikane “Patagonia”, e njohur ndërkombëtarisht për angazhimet e saj në fushën e mjedisit, me pjesëmarrje aktive në shumë kauza mjedisore.

Përmes dokumentit të fimosur, palët angazhohen për të punuar së bashku për përfshirjen e lumit Vjosa në kategorinë e një “Parku Kombëtar”. Brenda 45 ditësh, parashikohet të ngrihet grupi i punës, që do të hartojë një propozim të plotë dhe profesional për statusin e Parkut Kombëtar, përmes zonimit dhe përcaktimit të kufijve të tij, konsultimin me palët e interesit dhe shqyrtimin e mundësive të zhvillimit të ekoturizmit.

Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i egër në Europë, me një gjatësi 272 kilometra që shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global.

Sipas autoriteteve shqiptare, “këto vlera ekologjike dhe kulturore ofrojnë mundësi të mëdha për ekoturizëm dhe përfitime të tjera ekonomike për njerëzit që jetojnë në këtë rajon”.

Drejtuesi i organizatës “Patagonia” Ryan Gellert, u shpreh gjatë fjalës së tij se “ajo që kemi këtu, me lumen Vjosa, është diçka realisht unike sepse kemi degë të paprekura, që krijojnë një sistem lumor që nuk ka të ngjashëm në Europë”. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, vizioni për të ardhmen është, “të ndërtohet një hapësirë për një zhvillim që mbron mjedisin dhe njëkohësisht ushqen shëndetshëm gjeneratat që do t’ia lënë Vjosën trashëgim njëra pas tjetrës në një rrugë të re dhe deri më sot të pashkelur në Europë.”

Për shumë vite me radhë shoqata të ndryshme mjedisore, jo vetëm vendase, kanë ngritur zërin për mbrojtjen e Vjosës. Përgjatë rrjedhës së lumit ishte parashikuar ndërtimi i disa dhjetra hidrocentrale, të cilat nuk do mund të realizohen me përfshirjen e Vjosës në kategorinë e një Parku kombëtar.voa

Pas

‘Red light…greenlight!’ Zyrtarisht, ‘Squid Game’ rikthehet me sezonin 2

Para

U plagos në Belgjikë, dëshmia e Kasandër Nogës: Dëgjova Geronin që i tha Erionit “hajde ikim se i vra më”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

Recent News

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025
Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar