• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Gafa që shfaqi hipokrizinë e Ramës me Kosovën dhe BE

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Gafa që shfaqi hipokrizinë e Ramës me Kosovën dhe BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Gafa e pandergjegjshme e Edi Ramës, që në fjalimin e tij në Ohër, predikoi një paqe përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, sado e pafajshme që të jetë, ishte simbolika më e mirë e samitit të “Ballkanit të Hapur”.





Kryeministri i Shqipërisë përsëriti edhe njëherë idenë se e ardhmja nuk ndërtohet me sytë nga e shkuara.

Ai solli një shembull të ri, të huazuar nga ambasadori ameriakn në Beograd, i famshmi Kris Hill, se ShBA dhe Japonia ishin sot aleatët më të mirë, ndonëse gjysëm shekulli më parë, mbi Hieroshima dhe Nagasaki ranë dy bomba atomike. Këtë prurje të re, Edi Rama e mbështeti edhe me historinë e vjetër të Francës dhe Gjermanisë, që u ngritën mbi amiqësitë të dikurshme dhe gjakun e derdhur, për tu shndërruar në lokomotiva të BE-së.

Pra mesazhi është i qartë: Tirana dhe Prishtina janë 100% të ndara për mënyrën si e shohin marëdhënien me Beogradin, ato kanë nevojë të “bëjnë paqe” mes vetes.

Natyrisht askush nuk mund të thotë se e drejta është 100% vetëm nga njëra anë. Në diskutim mund të vihet qoftë ideja e Albin Kurtit apo Vjosa Osmanit (në unison me pothuajse gjithë klasën politike kosovare), që pretendojnë se Ballkani nuk mund të hapet realisht pa e njohur Serbia Kosovën dhe për sa kohë që Vuçiç betohet si president për territorin e një shteti tjetër, qoftë edhe ajo e Tiranës zyrtare, se pajtimi bëhet përmes afrimit gradual.

Por, pavarësisht nga fakti se cila qasje është më pranë të së vërtetës, një gjë është e sigurtë: hipokrizia e Edi Ramës, i cili pretendonte në filllim se ishte angazhuar pro Ballkanin e Hapur, për të afruar më shumë Shqipërinë me Kosovën dhe për të shkallmuar kufijtë imagjinarë mes tyre.

Sot, Tirana me Prishtinën janë më larg sesa kurrë dhe projekti politik i Ramës me Vuçiçin nuk kundërshtohet vetëm nga shumica qeveritare, por edhe nga opozita kryesore në Kosovë.

Kjo hipokrizi është e ngjashme me atë tjetrën, se gjoja “Open Ballkan” është një përpjekje për ta ngritur Evropën vetë në këtë gadishull dhe se nisma Rama-Vuçiç është një përpjekje për të avancuar procesin e Berlinit.

Një deklaratë e ditëve të fundit të shefit të diplomacisë ruese, e flaku tej edhe këtë mashtrim propagandistik. Seergei Lavrov e pohoi me plot gojën se Ballkani i hapur është një nismë serbe dhe se ndryshe nga Brukseli që do një gadishull të mbyllur, Moska e mbështet atë si të tillë.

Sado me dyshim ti marrim thëniet e ministrit të jashtëm të Putinit, një gjë është lehtësisht e kuptueshme. Serbisë, si ekonomisë më të mëdhe në rajon, i intereson më shumë hapja e tregut pa një mbikqyrje nga BE-ja, që prezumon procesi i Berlinit. Po ashtu dhe Moskës i volit një gadishull i dominuar nga aleati i saj tradicional.

Prandaj është e kotë të justifikohemi se Lavrovi foli në gjaknxehtësi e sipër, pasi shtetet e Ballkanit i mbyllën hapsirën ajrore për të vizituar Beogradin.

Po, Ballkani i hapur është një interes primar i Serbisë dhe po, pikërisht për këtë ai i volit dhe Moskës. Prandaj nuk është çudi që ai mbrohet qartësisht nga qeveria ruse ndërkohë që nuk ka një deklaratë pro nga vende si Gjermania apo Franca.

Natyrisht, si kryeministër i një vendi sovran dhe të pavarur, Edi Rama mund të jetë në të drejtën e tij të zgjedhë Serbinë përpara Kosovës. Ai mund të perferojë grurin që i vjen nga lindja, energjinë, turistët rusë dhe serbë, apo helikopterët për fikjen e zjarrit që mund ti sjellë Beogradi. Në emër të këtij interesi material ai mund të mos lejojë votimin e rezolutave që dënojnë genocidin serb, fiks ashtu sikurse ka urdhëruar Vuçiçi.

Gjithashtu, përpara lodhjes nga vetot e BE, shtyrjeve të stërzgjatura dhe burokracisë proverbiale të Brukselit, ai mund të preferojë edhe një projekt alternativ si Ballakni i hapur, që mbështetet nga Moska dhe jo nga Evropa-ja.

Deri këtu gjithçka është OK. Në Shqipëri nuk duhet të ketë tabu prej lakeu të perendimorëve, as për të folur për tema të tilla, as për të bërë zgjedhje që na leverdisin.

Por ama, ato nuk mund të infiltorhen përmes mashtrimit. Për to duhen referendume dhe konsensus mbarë popullor. Sepse Edi Rama nuk mund të propogandojë se po hyn në “Open Balkan” për të shkallmuar kufijtë mes shqiptarëve dhe nga ana tjetër të punojë për të izoluar Kosovën. Sepse ai nuk mund ta shesë nismën e tij dhe të Vuçiçit si një projekt Evropian, ndërkohë që pro tij del hapur vetëm Lavrovi.

Pas deklaratëve të këtij të fundit, bëhet imperative që të debatohet sinqerisht për Ballkanin e Hapur dhe pastaj të vendoset se ç’duhet bërë./ Lapsi.al

Pas

“Të dalim në rrugë” Deputeti i bën thirrje shqiptarëve për protestë: Ti vëmë fre qeverisë

Para

Si e ndikojnë trurin lajmet politike – Këshillat e ekspertëve

Para
Si e ndikojnë trurin lajmet politike – Këshillat e ekspertëve

Si e ndikojnë trurin lajmet politike – Këshillat e ekspertëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar