Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë të lirë dy tifozët holandezë.
Ata dhunuan një 45-vjeçar në zonën pranë 9-katësheve në Tiranë, para ndeshjes Roma-Feyenoord.
Finalja e Conference League u mbajt më 25 maj në stadiumin “Air Albania”.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore bëhet me dije se i dëmtuari Arben Gorreja nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë.
Por dy shtetasit e huaja nuk mund të largohen menjëherë nga Shqipëria, pasi Gjykata dha vendimin “detyrim paraqitjeje” për ta. Çdo të hënë, ata duhet të paraqiten në gjykatë, deri në mbyllje të hetimeve.