Në 24 orët e fundit nga pandemia në Shqipëri janë regjistruar 50 raste të reja me COVID19.
Gjithsej janë kryer 539 testime.
Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Janë 285 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,736 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 32 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lushnje, Vlorë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Patos, nga 1 qytetar në Durrës, Sarandë, Gjirokastër, Korçë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton MSH.
Statistika (8 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 50
Të shëruar në 24 orë 39
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 539
Testime totale 1,833,156
Raste pozitive 276,518
Raste të shëruara 272,736
Raste Aktive 285
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 192
Fier 47
Vlorë 18
Durrës 7
Korçë 7
Gjirokastër 4
Lezhë 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Berat 1