Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dieta për udhëtime/ Kuvendi u jep 100 mijë euro deputetëve, ja kush janë politikanët që i kanë refuzuar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Dieta për udhëtime/ Kuvendi u jep 100 mijë euro deputetëve, ja kush janë politikanët që i kanë refuzuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi ka shpenzuar rreth 100 mijë euro në 2 muajt e fundit vetëm për dietat e deputetëve.

Vendimi është marrë për të mbuluar shpenzimet e tyre në udhëtimet brenda dhe jashtë vendit.

Në listëpagesën e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se vetëm në muajt mars dhe prill, lëvizjet e 127 ligjvënësve, kryesisht për të takuar elektoratin që përfaqësojnë, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit plot 120 milionë lekë, ose rreth 100 mijë euro. Vetëm gjatë muajit prill, 105 deputetë, pasi 22 e kanë refuzuar, kanë përfituar vetëm si dietë shumën e konsiderueshme prej 5 milionë e 842 mijë lekë.

Shuma më e madhe e përfituar vetëm për dieta në këtë muaj është 75 mijë lekë, të cilën e kanë marrë plot 50 deputetë. Shifra më e vogël si dietë e përfituar është ajo me 25 mijë lekë, të cilën e ka marrë vetëm 1 deputet. Shifra tjetër e përfituar më së shumti është ajo e 37 mijë e 650 lekëve, të cilën e kanë marrë thuajse gjysma e ligjvënësve.

Për sa u përket shpenzimeve për karburant, udhëtimet e parlamentarëve i kanë kushtuar buxhetit 4 milionë e 432 mijë, ndërsa për komunikimet telefonike 2 milionë e 128 mijë lekë. Në total vetëm për muajin Prill deputet, përveç rrogës, kanë i kanë kushtuar buxhetit të shteti plot 14 milionë e 265 mijë lekë ose rreth 120 mijë euro. Ndërkohë, gjatë muajit mars, në total vetëm për dietat janë shpenzuar 6 milionë e 87 mijë lekë për 108 deputetë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kjo tregon se në këtë muaj ka një rritje të këtij zëri të shpenzimeve, me rreth 120 mijë lekë, ndërsa janë tre deputetë përfitues më pak. Edhe gjatë këtij muaji, shifra më e madhe e përfituar si dietë për udhëtime brenda dhe jashtë vendit është shifra 75 mijë e 250 lekë, që kanë përfituar 53 deputetë. Shifra e dytë me më shumë përfitime është ajo e 37 mijë e 650 lekëve, të cilën e kanë marrë 38 deputetë.

Shifra më e vogël e përfituar është ajo e 25 mijë lekëve dhe e ka marrë vetëm 1 deputet. Për sa i përket karburantit, në mars deputetët kanë përfituar 4 milionë e 443 mijë lekë dhe për komunikimet telefonike 2 milion e 135 mijë lekë. Në total për përfitimet gjatë këtij muaji janë shpenzuar 14 milionë e 207 mijë lekë. Në total për të dy muaj, vetëm për përfitimet e deputetëve janë shpenzuar plot 28 milionë e 472 mijë lekë, ose 240 mijë euro.

Nga 127 deputetë të Kuvendit, gjatë muajit prill 22 deputetë i refuzuan dietat, 3 më shumë se në muajin mars. Vendi në emrin e tyre në dokumentin e listëpagesave të përfitimeve për muajin prill, zëri i dietave është bosh, ose zero. Gjatë dy muajve të fundit, por edhe më herët lista e tyre ka pësuar ndryshime, me disa që futen, por të tjera dalin. Pjesë e kësaj liste janë emra nga maxhoranca dhe opozita.

Nga kryqëzimi i të dhënave rezulton se në mars-prill janë: Sali Berisha, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Etilda Gjonaj, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Alfred Rrushaj, Laert Duraj dhe Oerd Bylykbashi. Nga PS, në prill janë shtuar, si refuzues të “dietës” deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo, Pandeli Majko, Fadil Nasufi, Rrahman Rrahja, Vullnet Sinaj dhe Toni Gogu, ndërsa janë larguar nga lista Arben Pëllumbi, Benet Beci e Shpresa Marnoj.

Nga ana e PD-së, listës i janë shtuar Grida Duma e Kasëm Mahmutaj. Ish-Kryeministri Sali Berisha e refuzoi publikisht dietën duke i kërkuar administratës së Kuvendit të mos e kalojë në llogari të tij.

Deputeti Alqi Bllako, i cili u arrestua nga SPAK më 31 mars, nuk i ka përfituar dietat për muajin e fundit të përfaqësimit në Kuvend, marsin, ndërsa edhe pasuesi i tij, Pandeli Majko, ka bërë të njëjtën gjë në muaj e parë, prillin pas rikthimit në Kuvend. Majko u betua në Kuvend në datën 11 maj. Gjatë muajit të parë Majko ka përfituar 19 mijë lekë rimbursim për karburantin dhe 10 mijë lekë për shërbimet telefonike dhe 6 mijë e 800 lekë për honorarët për mbledhjet e komisioneve të përhershme.

Në total për 19 ditët me mandat deputeti Majko përfitoi 36 mijë e 577 lekë. Alqi Bllako në muajin e fundit, marsin, përfitoi pagesën e plotë për karburantin në shumë e 30 mijë lekëve, 17 mijë lekë për shpenzimet telefonike dhe në total 47 mijë lekë, por refuzoi dietën.

Kuvendi u jep 100 mijë euro deputetëve për udhëtime, kush

Pas

Klodiana Lala nxjerr informacionin sekret, tregon çfarë ka thënë Nuredin Dumani për disa politikanë

Para

Shifrat e pandemisë/ Ja lajmi i mirë që vjen sot nga Spitali Infektiv

Para
Shifrat e pandemisë/ Ja lajmi i mirë që vjen sot nga Spitali Infektiv

Shifrat e pandemisë/ Ja lajmi i mirë që vjen sot nga Spitali Infektiv

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kompjuterët e së ardhmes do të funksionojnë me dritë

Kompjuterët e së ardhmes do të funksionojnë me dritë

nga Fast News
09:30 | 01/05/2026
0

Raporti i Bankës Botërore: Një në pesë të rinj i papunë në Shqipëri

Raporti i Bankës Botërore: Një në pesë të rinj i papunë në Shqipëri

nga Fast News
09:00 | 01/05/2026
0

Cila është makina e preferuar e shqiptarëve sot? Nuk është Benz-i

Cila është makina e preferuar e shqiptarëve sot? Nuk është Benz-i

nga Fast News
08:53 | 01/05/2026
0

Harta, 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot muajin, rekord në Europë

Harta, 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot muajin, rekord në Europë

nga Fast News
08:32 | 01/05/2026
0

Recent News

Kompjuterët e së ardhmes do të funksionojnë me dritë

Kompjuterët e së ardhmes do të funksionojnë me dritë

09:30 | 01/05/2026
Raporti i Bankës Botërore: Një në pesë të rinj i papunë në Shqipëri

Raporti i Bankës Botërore: Një në pesë të rinj i papunë në Shqipëri

09:00 | 01/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora