• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Është më i rrezikshmi” Juristi ngre shqetësimin për fenomenin që po ndodh në Shqipëri: Ja ku pastrohen paratë e pista

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Është më i rrezikshmi” Juristi ngre shqetësimin për fenomenin që po ndodh në Shqipëri: Ja ku pastrohen paratë e pista
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është renditur e fundit në listën gri përsa i përket raportit të pastrimit të parave.

Sipas Moneyval, sërish është konstatuar se kontrolli për investimin e parave të pista është shumë i ulët.

Juristi i njohur Eugen Beçi, deklaroi se në Europë janë vetëm 3 vende në listën gri për sa i përket pastrimit të parave. Mes këtyre 3 vendeve bën pjesë edhe Shqipëria.

Beçi: Në Evropë është Malta, Shqipëria dhe Turqia në listën gri. Në këtë listë gri jemi futur edhe për arsye se si monitoron Moneyval kuadrin ligjor. Janë konstatuar mangësi në kuadrin ligjor për sa i përket pastrimit të parave. Ka gjetur mangësi thelbësore të cilat e kanë mbajtur Shqipërinë në listën gri. Është duke u parë me kujdes çdo kuadër legjislativ që ka të bëjë me pastrimin e produkteve. Shqipëria ka marrë angazhim dhe nuk po ecën si duhet në regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Kemi dhe disa momente  ku kemi të bëjmë me personat e listës gri. Janë personat  që merren me pastrimin e parave. Në Shqipëri lejohen hapësira për të pastruar para. Këto lekë rrjedhin nga trafiqet e paligjshme.

Por ku pastrohen lekët e pista? Sektori i ndërtimit është një nga sektorët më të përfolur, sipas avokatit, kjo ndodh për shkak të mos regjistrimit të pasurive të paluajtshme ashtu si duhet.

Beçi: Zakonisht regjistrohen në emra të tjerë, janë thjesht fiktivë. Këto organizma jofinanciarë siç janë noterët ose kompanitë që merren me shit blerjen e pasurive të paluajtshme duhet të kenë sa më shumë transparencë që të gjendet investitori i vërtetë i pasurive të paluajtshme.

Ai u ndal edhe te prodhimi i kriptomonedhave. Avokati e shikon si shqetësim numrin në rritje të laboratorëve që krijojnë monedha virtuale në Shqipëri. Sipas tij shpesh këto para përdoren edhe për të financuar terrorizmin.

Beçi: Asetet virtuale, kriptomonedhat janë bërë një shqetësim i madh. Shpesh po ndodh që shtëpitë e barit po konkurrohen me fermat e kriptomonedhave, jo vetëm për shkak të energjisë por për shkak të prodhimit të tyre. Asetet virtuale krijojnë mundësi për ta transferuar më lehtë paranë dhe e bëjnë më të vështirë gjurmueshmërinë e tyre. Pastrimi i parave do dëmtojë jo vetë ekonominë formale por edh jetesën e çdo individi. Kriptomonedhat po funksionojnë edhe për të financuar terrorizmin. Është një fenomen i ri dhe organet ligj-zbatuese duhet të kuptojnë tani se çfarë është monedha virtuale.

Duhet arrë përvoja e vendeve të cilat kanë përvojë në këtë drejtim dhe kanë një legjislacion të plotë në këtë drejtim. Të gjendet mënyra e kontrollimit ng shteti, mënyra e liçensimit sepse është më e lehtë për tu kontrolluar. Është më mirë të jetë e liçensuar se sa të gjejmë në ndonjë cep hidrocentrali laborator kriptomonedhash.

Pas

Ndizen sërish fansat/ Ky është komenti i Beatrix Ramosaj në foton e Klea Hutës që i vuri në levizje (FOTO)

Para

A është rikthyer me Borën? Pas pamjeve që pushtuan rrjetin, zbulohet kush ishte vajza misterioze në klub me Donaldin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar