• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Një muaj më pas nga shërbimet online, dështimet dhe problemet. A ishim gati?

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Një muaj më pas nga shërbimet online, dështimet dhe problemet. A ishim gati?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një muaj pasi shërbimet publike kaluan thuajse të gjitha online, me vetëm 5% që kryhen me prani fizike, ekspertët e ekonomisë ndanë në studion e A2 Business qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje. Edhe pse pranojnë që ky është një stad i rëndësishëm, në këndvështrimin e tyre qytetarët shqiptarë nuk ishin ende gati për ta implementuar këtë sistem. Për ekspertin e tekonologjisë së informacionit Gent Progni, së pari duhet të edukohej popullata dhe pastaj të kalohej online.

“Ka pas probleme pafund si me aksesimin dhe shkarkimin. Problemi është më i madh se programimi e krijimi i këtij sistemi sepse lidh dy faktorë; atë që ka bërë sistemin që është AKSHI qeveria apo institucionet dhe faktori kulturor që kanë shqiptarët me internetin. A ishim ne gati për ta kuptuar këtë sistem? Unë mendoj që jo. Ne kemi eksperiencë botërore në këto gjëra. Bota funksion ndryshe, edukon popullatën dhe pastaj kalon online. Në qendrat e internetit në lagje ka filluar për 6 mijë lekë të vjetra të gjenerojnë një certifikatë apo shërbim në e-albania. Është pozitive nuk jam kundër, por në 22 i kemi të gjitha mundësitë që të mos kemi këto probleme. Kjo është e vetmja gjë që ne teknicienët nuk e pranojmë dot. Nuk mund të thuash që ra sistemi. Nëse do të ishin bërë siç duhet, nuk duhet të kishim probleme”.





Për ekspertin ekonomisë Bardh Sejdarasi ka mangësi për biznesin elektronik dhe kulturën e aplikimit të këtij sistemi online sidomos nga qytetarët të moshuar apo zona, ku aksesi në internet është i vështirë.

“Nga ajo që kam parë nuk kam hasur vështirësi për t’i gjetur dhe përdorur ndoshta për shkak edhe të përvojës. Ka ende mangësi për biznesin elektronik dhe kulturën e aplikimit të këtij sistemi online sidomos nga qytetarë të thyer apo zona ku aksesi në internet është i vështirë. Ne prej kohësh kemi debatuar me AKSHI-n për këtë. Ky problem duhet monitoruar”.

Ndërsa ish- zv.drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve Florenc Dilaveri dëshmoi në A2 Business problemet e hasura për javë të tëra. Sipas tij sfida kryesore e implementimit të këtij sistemi është ruajtja e sistemeve dhe garantimi i veprimtarisë së bizneseve e qytetarëve në to. Ai e sheh këtë si nja hap për t’u mburrur të qeverisë sesa për t ú ardhur në ndihmë shqiptarëve.

“Një nga sfidat e implementimi është ruajtja e sistemeve dhe garantimi i veprimtarisë së bizneseve e qytetarëve në to. Kam qenë dëshmitar i problemeve që kanë pasur si QKB që për javë të tëra kane qenë të rrëzuar. E konsideroj hap pozitiv por më shumë si hap për të shitur mend sesa që do t’ju vijë në ndihmë shqiptarëve. Kemi kaq shumë gjëra për të bërë deri sa të shkojmë te sistemi online duhej rregulluar sistemi i taksimit dhe aferat korruptive me administratën ku ngërçet janë të mëdha”.

Edhe eksperti për ekonominë Albert Gajo përmendi problemet dhe mungesën e transparencës së këtij sistemi.

“Nuk është revolucion, se shërbimi nuk përfundon të ndërrosh personin, por kur merr shërbimin, por kur shoqërohet me vonesë ka kosto më të madhe. Nuk kemi shpejtësi në kthim përgjigjeje. Nuk kemi transparencë”.

Përkundër këtyre zërave sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli e shikon këtë si një ndryshim epokal.

“Digjitalizimi është ndryshim epokal, është domosdoshmëri, është alternativë e vetme për të çuar mirëqenien e mënyrën e jetesës në një stad të ri. Ndryshojmë një sistem të tërë me një të ardhme që brezat e rinj nuk do të lidhen me të shkuarën. Nuk ka humbës, të gjithë jemi fitues. Problemi është se teknika duhet të vihet në shërbim të teknikës dhe jo përmbajtja”.a2

Pas

Merr fund telenovela! Ja kush e fitoi gjyqin, mes Johnny Depp dhe Amber Heard

Para

Si të shpëtoni nga pasiguritë që keni ndaj vetes

Para
Si të shpëtoni nga pasiguritë që keni ndaj vetes

Si të shpëtoni nga pasiguritë që keni ndaj vetes

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar