Nga C.J.Farrington
Vladimir Putin nuk e fsheh dashurinë e tij për kulturën ruse, dhe letërsinë ruse në veçanti, ku një grup veprash, pretendonte dikur Dostojevski, justifikojnë ekzistencën e të gjithë popullit rus. Por nëse i njëjta vepër frymëzon tani një njeri, që nxit një luftë të paprovokuar, a nuk ngre kjo një pyetje urgjente mbi vlefshmërinë e saj sot?
Për disa, këto shqetësime shprehen më së miri nëpërmjet ndalimit, censurimit të letërsisë ruse në sistemin arsimor por edhe jetën artistike në Perëndim. Në Uells, Filarmonia e Kardifitanuloi kohët e fundit shfaqjet e Çajkovskit, Uvertura e vitit 1812, Marshi Sllav, Simfonia eDytë, dhe “Rusia e Vogël” (një emër i vjetër dhe mbrojtës për Ukrainën).
Në Irlandë, orkestrat e Kolegjit Triniti dhe Kolegjit Universitar, kanë hequr të gjithë muzikën ruse nga repertori i tyre, ndërsa në Londër, Shtëpia e Operës Mbretërore ka eliminuar sezonin veror të trupës së famshme ruse të Teatrit Bolshoi.
Në Evropë, teatrot polake, çeke dhe zvicerane kanë anuluar shfaqjet e operave nga Çajkovskidhe Musorgski, krahas anulimeve të veprave orkestrale të Çajkovskit në Itali dhe Kroaci. Muzikantët klasikë si Aleksandër Malofev dhe Anastasia Kobekina kanë pasur performancatë shkurtuara në kohë në Kanada dhe Zvicër, pavarësisht denoncimeve të tyre publike kundërluftës së Putinit.
Po në lidhje me shkrimtarët rusë? Çehov është ndaluar tashmë në Kili. Dostojevski në Itali. Dhe Tolstoi është censuruar në Kaliforni, ku Netflix ka hequr dorë nga xhirimi i serialit “Ana K”, një përshtatje e romanit të tij të mirënjohur “Ana Karenina”.
Rusia u përjashtua nga festivali i këngës, Eurovizion, ndërsa banakierët në mbarë globin kanë filmuar veten duke derdhur vodkën ruse në kanal. Njëkohësisht, gjigantët e industrisë sëargëtimit si “Warner Bros” dhe “Sony” kanë tërhequr filmat e tyre nga kinematë ruse, ndërsa platformat e teknologjisë, përfshirë Spotify kanë mbyllur shërbimet në të gjithë Rusinë, duke ngritur një “Perde Elektronike” përtej kufijve perdes së vjetër.
Po ashtu ka pasur një sërë përjashtimesh të Rusisë dhe rusëve nga aktivitetet sportive, duke filluar nga ndalimi i diskutueshëm i pjesëmarrjes në turneun e Uimbëlldonit për tenistët rusë dhe bjellorusë, deri tek anulimi i luajtjes së finalen së Ligës së Kampionëve në Shën Petersburg, apo edhe Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1.
Së bashku me raportet në rritje të agresionit social ndaj të gjithë rusëve jashtë Rusisë, duket qartë se në demokracitë perëndimore po gjallon një lloj rusofobie. Kjo nuk do të thotë se Perëndimi është i vendosur që të përjashtojë nga bota Rusinë dhe rusët, megjithëse reagime të tilla mund të shtohen në përpjesëtim me kohëzgjatjen e konfliktit në Ukrainë.
Tani për tani, ata që e mbështesin me forcë këtë qasje mbeten në pakicë, pavarësisht se çfarë thonë posterat në bulevardin Novinski në Moskë. Dhe të gjitha këto masa nuk janë ndërmarrë mbi një bazë të thjeshtuar. Ndalimi mund të ndodhë në mënyrë të arsyeshme për shembull, bazuar në argumente parimore për vetë kulturën ruse.
Merrni për shembull letërsinë ruse, e cila ashtu si shumica e letërsive kombëtare, shfaq pa asnjë dyshim disa elementë shumë shqetësues. Në veprat e Dostojevskit, poezitë e Pushkinit, ku lavdërohet represioni carist ndaj polakëve, ekziston fryma e pan-sllavizmit, entuziazmi luftarak dhe veçantia ruse.
Më së afërmi utopia/distopia e çuditshme dhe shqetësuese e Mikail Juriev në librin e tij “Perandoria e Tretë:Rusia siç duhet të jetë”, botuar në vitin 2006, për të cilën disa pretendojnë se frymëzon fushatën aktuale ushtarake të Putinit. Putini e njihte Juriev që para se të bëhej president, dhe vepra është përshkruar si “libri i preferuar në Kremlin”.
Për më tepër brenda letërsisë ruse ekziston një prirje e spikatur dhe e përsëritur që nxit simpatinë për autorët e krimeve dhe jo për viktimat e tyre. Kjo ilustrohet nga tendenca e Dostojevskit për t’u kujdesur më shumë për ndjenjat dhe jo për arsyetimin.
Madje edhe nga deklarata e Tolstoit, në titullin e një tregimi të shkurtër të shkruar në vitet e fundit të jetës dhe i lënë ashtu i pa plotë “S’ka njerëz fajtorë në këtë botë!”. D.H Lorrenc, thotë se gati e gjithë letërsia ruse përqendrohet në “gërryerjet fenomenale të shpirtrave të njerëzve tejet të zakonshëm”.
Por çfarë ndodh kur këta njerëz të zakonshëm janë ushtarë të rekrutuar, që përdhunojnë dhe vrasin nëpër fshatrat e Ukrainës? Për Nina Hrushovën, mbesën e Nikita Hrushovit, rusët janë “mësuar të jetojnë në trillime dhe jo në realitet”. Por nëse ky është lloji i trillimit në të cilin jetojnë ata, ndoshta ndalimi i letërsisë ruse nuk është thjesht një mjet mbrojtës racional, por edhe etikisht i nevojshëm.
Ne mund të heqim dorë nga vepra e Mikail Juriev, që flet me entuziazëm për “Vladimirin II Restauruesin” si nxitës të një epoke të re të hegjemonisë ruse, pa pasur shumë humbje. Por krahas elementeve të saj shqetësuese, kultura ruse krenohet me shumë cilësi jetësore dhe thellësisht humane.
Dostojevski mund të ketë thënë vërtet se “lufta i përtërit njerëzit”. Por ai ishte gjithashtu një nga kundërshtarët më të mëdhenj të letërsisë së nxit entuziazmin ideologjik dhe pasojat e tij shpeshherë vrastare. Siç e thotë një nga personazhet në romanin e tij Demonët:“Nga liria e pakufizuar, unë përfundoj në një despotizëm të pakufizuar!”.
Ndërkohë Tolstoi, i pasuroi veprat e tij me një pacifizëm shpirtëror dhe komunitarizëm rural. Tek “Ana Karenina” ai krijoi Konstantin Levinin, një arketip i pavdekshëm i ndjeshmërisë ndërklasore dhe një kritik i ashpër i aventurës ushtarake ruse.
E shkruar pas trazirave të përgjakshme të Revolucionit Bolshevik, poezia “Përshpirtje” e Ana Akhmatovës na paraqet një portret të jetës (ose më saktë të vdekjes) nën regjimin e Stalinit, një kujtim pikëllues por i dobishëm i vuajtjeve të shkaktuara nga absolutizmi.
Me romanin e tij “Arkipelagu Gulag”, Aleksandër Solzhenicin, fshikulloi të gjitha format e totalitarizmit me pretendimin e tij se ndarja midis së mirës dhe së keqes nuk kalon nëpër shtete apo klasa, por “përmes çdo zemre njerëzore”. Nuk është rastësi që shitjet e klasikëve rusë u rritën në Evropë pas pushtimit.
Megjithatë është vetë populli rus, dhe jo “luftëtarët e kolltukut” në Perëndim, ata që duhet të mobilizojnë kulturën dhe gjuhën e tyre, dhe ta dërgojnë atë në betejë për qëllime humane. Ndoshta më shumë se sa çdo komb tjetër, Rusia jeton nën hijet e hedhura nga artistët e saj,dhe gjithmonë mund t’i drejtohet humanizmit të tyre madhështor për të gjetur frymëzim për forma më të mira të sundimit.
Për të mbështetur përparimin, rusët duhet të angazhohen me artin e tyre. Por po ashtu duhet që të bëjë edhe Perëndimi me mbështetjen e tij, pavarësisht (dhe në fakt për shkak të) pamaturisë së Vladimir Putinit. /
“The Spectator” – Bota.al