Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kolegji rrëzoi Metën, Mediu: Të bashkohen shqiptarët për të shmangur konfliktin civil

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Kolegji rrëzoi Metën, Mediu: Të bashkohen shqiptarët për të shmangur konfliktin civil
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Republikane, ka komentuar rrëzimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet nga Kolegji.

Përmes një deklarate për medie, Mediu u shpreh se liria dhe demokracia në vendin tonë janë më në rrezik se kurrë.

Sipas Mediut të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë dhe të ndalojnë konfliktin civil që po projektohet nga Mazhoranca.

Deklarata e plotë e Fatmir Mediut:

Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeverisja nga njerëzit dhe për njerëzit, që duan një shtet pa krim dhe korrupsion, socialistë që kanë kontribuar në këto vite pluralizëm, për demokracinë dhe Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe BE-së;

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të bashkohen me gjithë shqiptarët për të shmangur konfliktin civil që po përgatit Rama me klanet e tij, nëpërmjet një proçesi farsë zgjedhor, të paprecedent në 30 Qershor. Ky proces është antikushtetues dhe ilegjitim, vjen ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmit, votimit të lirë dhe të fshehtë.

Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjeshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik.

Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste. Ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer Parlamentin në një teatër qesharak dhe absurd. Ka shkatërruar dhe po shkatërron pushtetin gjyqësor, jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Proçesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon më 30 Qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të Shtetit dhe diktaturës së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime kushtetuese, bazuar në dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, që të mos lejojnë një proçes të tillë, të shkatërrimit të Shqipërisë dhe do jenë të bashkuar në çdo skaj të Shqipërisë, për të mbrojtur pluralizmin dhe Kushtetutën.

Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do ketë zgjedhje të ligjshme. Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin.

Pas

Përfitonin para me mashtrime, prangosen një avokat dhe dy policë

Para

Plane për plazh? Bëni mirë t’i hidhni një sy parashikimit të motit

Para
Plane për plazh? Bëni mirë t’i hidhni një sy parashikimit të motit

Plane për plazh? Bëni mirë t’i hidhni një sy parashikimit të motit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sqarimi i Ministrisë së Bujqësisë për Programin IPARD III: A do të zhbllokohen fondet për fermerët?

Sqarimi i Ministrisë së Bujqësisë për Programin IPARD III: A do të zhbllokohen fondet për fermerët?

nga Fast News
09:00 | 11/03/2026
0

2025, shërbimet mbajnë peshën e punësimit, bujqësia dhe industria me rënie

2025, shërbimet mbajnë peshën e punësimit, bujqësia dhe industria me rënie

nga Fast News
08:30 | 11/03/2026
0

Alarmi në Kosovë/ Nafta mbi 100 dollarë për fuçi, rrezik për ekonominë

Alarmi në Kosovë/ Nafta mbi 100 dollarë për fuçi, rrezik për ekonominë

nga Fast News
08:00 | 11/03/2026
0

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

nga Fast News
16:30 | 10/03/2026
0

Recent News

Sqarimi i Ministrisë së Bujqësisë për Programin IPARD III: A do të zhbllokohen fondet për fermerët?

Sqarimi i Ministrisë së Bujqësisë për Programin IPARD III: A do të zhbllokohen fondet për fermerët?

09:00 | 11/03/2026
2025, shërbimet mbajnë peshën e punësimit, bujqësia dhe industria me rënie

2025, shërbimet mbajnë peshën e punësimit, bujqësia dhe industria me rënie

08:30 | 11/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora