Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për Klodian Cirunën, i cili mashtronte duke u shtirur si kryeministri Edi Rama e herë si djali i tij i madh Gregu.
Prokuroria ka kërkuar 10 vjet burg për 41-vjecarin i cili akuzohet se ka mashtruar tre biznesmenë në Tiranë.
Ai ka mashtruar biznesmenët Luan Duraj, Petraq Koka dhe shtetasin italian me iniciale B.H.
Mashtruesi Klodian Ciruna premtonte se do iu siguronte leje ndërtimi në këmbim të parave ndërkohë që opoeronte me një nga studiot e Avokatisë në Milano duke iu dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë.
Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qënë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.