Në takimin e fushatës elektorale në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë në fjalimin e tij.
Ai i ka paralajmëruar të gjithë ata militantë të PD, duke thënë se nuk duhet t’u shkojë në mendjen që të krijojnë trazira apo t’u afrohen kutive të votimit më 30 qershor.
Ndërkohë ai ka folur edhe për përgjimet në “Bild”, duke u shprehur se i ruajtën për këtë “ditë të zezë”, dhe se në fakt do duhej t’i kishin bërë publike me kohe e të kishte nisur hetimi.
“Pse nuk gjetën fajtor? I bënë përgjimet i mbyllën dhe ia çuan plakut dhe ai i mbajti për këtë ditë të zezë
Dhe dalin në Gjermani, këta një gjë se kanë kuptuar asnjëherë, kujtoni se shqiptarët janë budallenj dhe se mund ta tërhiqni prej hunde duke folur marrëzira
Dhe duke i kthyer gënjeshtrat në bam bum çdo ditë, dhe harroni se populli shqiptar mund të ketë mangësi plotë në krahasim me vendet e tjera, por është populli me politik, nuk ia hedh dot, të ndjen me hundë, se kush je dhe çfarë kërkon.
Apo larg qoftë ti shkojë ndonjërit në mendje të shkojë tek ndonjë qendër votimi, ta provojë… ta provojë. Ne nuk do të tolerojmë asnjë, zero!”, u shpreh ai.