Pak orë pasi 51-vjeçarja nga Korça Albana Saliçe humbi jetën, është zbardhur edhe dëshmia e mjekut Çelnik Fetallari.
Ishte ai që ndoqi rastin e viktimës në urgjencën e spitalit të këtij qyteti.
Sipas mjekut gruaja është paraqitur në urgjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye i është nënshtruar një kontrolli.
“51 vjeçarja u paraqit në urgjencë me dhimbje gjoksi, pasi e kontrolluam dhe EKG i doli mirë gruaja është dërguar në banesën e saj”, mësohet se ka deklaruar ai.
Ndërkohë pas akuzave të familjarëve dhe kërkesës së tyre për ekspertizën mjekoligjore priten rezultatet për të hedhur dritë mbi vdekjen e 51-vjeçares.