Ditën e sotme kandidati socialist për bashkinë e Tepelenës Tërmet Peçi ka bërë sot një thirrje që cunat të dalin ta presin “komandantin” te ura e Leklit.
Ky veprim i Pecit ka sjellë shumë reagime ku njëri prej tyre është dhe gazetari i njohur Ilir Babaramo i cili nëpërmjet një statusi ka ironizuar thirrjen e tij.
STATUSI I PLOTE I ILIR BABARAMOS
Çunat e hashashit dhe djemtë e rigonit
Një duzinë ‘çunash’ i kishin zëna pritë sot ‘komandantit’ në urë te Leklit.
Ishte një shprehje spontane e dashurisë së tyre për udhëheqësin.
Në fakt, ‘gjelbërimi’ i atyre skërkave gjatë pesë viteve të fundit u jep plottesisht të drejtë.
Entuziazmi i tyre më kujtoi një këngë të festivalit folklorik te Gjirokastrës:
Djemtë e varfër te rigonit, shqiponja që fluturonit.
Por atyre anëve ka një këngë akoma më të vjetër se festivali: fisi do shkojë në fis, rigoni nuk bëhet lis.