Duhanpirja, është një nga veset më të këqija dhe më të dëhmshme për shëndetin e njeriut. Shumë njerëz tentojnë të heqin dorë, mirëpo ende nuk e kanë gjetur mënyrën e duhur.
Gjithsesi këto janë 4 mënyra të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga ky zakon.
BENI NJE PLAN
Krijimi i një plani specifik ju ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. Të formulosh qëllimin tënd dhe të ndërmarrësh hapa konkretë për të arritur këtë gjë është e domosdoshme dhe ju bën të ndiheni më të sigurt në gjërat që dëshironi të arrini.
MBANI VETEN TE ZENE
Është shumë e rëndësishme që për të arritur këtë qëllim ta mbani veten të zënë. Kjo do t’ju ndihmojë që ju të mos mendoni shumë për cigaren. Kaloni sa më shumë kohë duke bërë aktivitete.
RRINI LARG NJEREZVE QE PINE CIGARE
Cdo ambient, në të cilin përdoret cigarja do t’ju përkeqësojë rrugën për të hequr dorë nga ajo. Krahas ambienteve në të cilat përdoret cigarja, është gjithashtu shumë e rëndësishme të rrini sa më larg pijeve dhe produkteve që përmbajnë kafeine dhe të pini ujë ose lëngje në vend të tyre.
KËRKONI MBESHTETJE
Qëndrimi vetëm, e shton dëshirën për duhan. Do të ishte një ide e mirë, nese i kërkoni dikujt t’ju ndihmojë dhe mbështesë në arritjen e këtij qëllimi.