• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Dush i ftohtë për Edi Ramën” Ja si e komenton Tritan Shehu fjalimin e Zelenskyt në Kuvend

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Dush i ftohtë për Edi Ramën” Ja si e komenton Tritan Shehu fjalimin e Zelenskyt në Kuvend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me fjalën e mbajtur nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky në Parlamentin shqiptar.

Shehu e quajti fjalën e liderit ukrainas, si një “dush të ftohtë” për politikat e ndjekura nga kryeministri Edi Rama.

Ai theksoi se Zelensky kërkoi mos pranimin e turistëve rusë në Shqipëri, në një kohë që Rama vetëm para pak ditësh deklaroi se këto turistë do të mirëpriten.

Deputeti Shehu e ka përkthyer sjelljen e Ramës, si pasojë e ligjeve të tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Postimi i plotë:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fjala e Zelensky, ishte një “dush i ftohtë” për Ramën dhe “lojën me dy porta” të tij!

Ajo fjalë, përveç kortezive të rastit, përmbante dy protesta-kërkesa konkrete të Presidentit të Ukrainës ndaj Ramës:

-Mos pranoni turistë rusë këtë vit.

-Mos lejoni anijet ruse të futen në portet tuaja.

Duke qenë në të vërtetë kështu një “shkulje e veshit” dhe denoncim për Kryeministrin e “lojen e tij me dy porta”, që para pak ditësh deklaroi se do të:

a-Mirëpresë turistët rusë.

b-Nuk do të pengojë arritjen e mjeteve tregtare ruse në vendin tonë.

Pa dyshim kjo “zemërgjerësi” e Ramës ndaj Rusisë është në përputhje dhe me kërkesat e presionet e Vuçiçit, i cili është kthyer në “kordonin umbilikal” midis Moskës e Europës, dhe i ndërvarur nga inisiativa serbe e “Ballkanit të hapur”.

Kjo manifestohet qartësisht edhe në skenarin e Rilindjes në Kuvend, ku nuk po lejohet të kalojë, edhe në kundërshtim me rregulloren, asnjë rezolutë e re mbas asaj gjysmakes e tashmë larg realitetit të iniciuar nga PS.

Zhvillimi i ngjarjeve, aplikimi i një genocidi të vërtetë rus në Ukrainë, interferencat e Rusisë në Rajonin tonë, roli mohues i Vuçiçit për të përkrahur sanksionet ndaj Rusisë, etj, e imponojnë këtë hap parlamentar të qartë e të gjerë në përmbajtjen e tij.

Këtë e kërkojnë edhe prononcimet e Presidentit Biden e të liderëve të tjerë për zhvillimet e mëtejshme në Ukrainë.

Në këto kushte Kuvendi i Shqipërisë duhet të vihet në lëvizje për të miratuar një Rezolutë të re ku të kërkohet:

1-Që Qeveria të bllokojë dhënien e vizave turistike për rusët dhe as të lejojë hyrjen e mjeteve nga ai vend.

Kjo jo thjesht se e kërkoi Zelensky, por dhe se përputhet me moralin, detyrimet dhe Sigurinë tonë Kombëtare.

2-Dënimi i qarte i atij agresioni e genocidi fashist në Ukrainë, duke vendosur termat reale.

3-Marrja e qëndrimeve të pa dyzuara ndaj rreziqeve për destabilitet të rajoni tonë, me kritikat për qëndrimin serb për mos aderimin në sanksionet.

4-Dalja e Shqipërisë nga “Ballkani i hapur” alias “Jugosllavia e Re” të Serbisë, e lidhur kjo me Moskën nëpërmjet Traktatit EuroAsian.

5-Ulja e nivelit të përfaqësimit dilomatik rus në Tiranë, në nivelin e të “ngarkuarit me punë”.

6-Që Rama të japë shpjegime nëse ai i qëndron asaj që deklaroi për Rusinë jo larg, kur tha se nuk e cilësoj si “vend jo mik”, ndërsa Rusia na ka cilësuar tashmë të tillë, veprim ky që duhet kryer edhe ndaj Bjellorusisë.

“Loja me dy porta” duhet të përfundojë!

Pas

Gjykata e Posaçme vendos: Ti sekuestrohet pasuria deputetit të Partisë Demokratike

Para

“Ky është zotimi im solemn” Pas 9 vitesh në opozitë, Sali Berisha bën premtimin e madh

Para
“Ky është zotimi im solemn” Pas 9 vitesh në opozitë, Sali Berisha bën premtimin e madh

“Ky është zotimi im solemn” Pas 9 vitesh në opozitë, Sali Berisha bën premtimin e madh

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

nga Fast News
14:30 | 16/02/2026
0

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

nga Fast News
13:56 | 16/02/2026
0

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

nga Fast News
13:40 | 16/02/2026
0

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

nga Fast News
13:33 | 16/02/2026
0

Recent News

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

14:30 | 16/02/2026
Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

13:56 | 16/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar