• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekselentët në administratë, çdo vit e më pak të punësuar, në 2021 zunë 1.4% të pozicioneve

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Ekonomi
0
Ekselentët në administratë, çdo vit e më pak të punësuar, në 2021 zunë 1.4% të pozicioneve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithmonë e më pak studentë ekselentë po drejtohen në administratën publike për punësim. Të dhënat zyrtare tregojnë se ka një rënie të numrit nga viti 2019 kur nisi aplikimi i thirrjeve e deri në vitin 2021 që është viti i fundit raportues. Për rreth 4410 pozicione pune pjesë e sistemit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore (referuar të dhënave të raportuara për aparatin e Kryeministrisë, ministrive dhe 43 institucioneve të varësisë), në 500 prej tyre që përbëjnë 11.2% të numrit të përgjithshëm të pozicioneve në shërbimin civil të raportuara, janë punësuar studentë të ekselencës. Këto të dhëna janë bërë publike nga Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.

Të ndara vit pas viti ky institucion raporton se në thirrjen e I (viti 2019), 338 studentë të ekselencës ose 67 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 7.6% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.





Në thirrjen e II (viti 2020), 98 studentë të ekselencës ose 20 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 2.2% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil dhe në thirrjen e III (viti 2021), 64 studentë të ekselencës ose 13 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 1.4% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

I njëjti raport nënvizon se nga 99 institucione të administratës shtetërore, konstatohet se nuk kanë pasur të punësuar asnjë student të ekselencës: 29 institucione në vitin 2019 (nga të cilat 1 ministri dhe 28 institucione varësie) 65 institucione në vitin 2020 (nga të cilat Kryeministria, 4 ministri dhe 60 institucione varësie); 74 institucione në vitin 2021 (nga të cilat Kryeministria, 5 ministri dhe 69 institucione varësie).

Por si ka qenë vlerësimi i punës për studentët ekselentë të punësuar në administratë?

“Lidhur me vlerësimet e punës për studentët e ekselencës që kanë përfituar statusin e nëpunësit civil në periudhë prove, nga informacioni që DAP disponon deri në momentin e këtij raportimi dhe që e ka përcjellë pranë Komisionerit, rezulton se në respektim të nenit 24 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, 30% e studentëve ekselentë kanë përfunduar periudhën e provës dhe janë konfirmuar nëpunës civil, prej të cilëve 71% e tyre kanë marrë vlerësimin “Shumë mirë” dhe 29% kanë marrë vlerësimin “Mirë” thuhet në raportin e Komisionerit./Monitor/

Pas

Çmendet sarandjoti, dh unon nënën

Para

“Çfarë talljeje” I revoltuar, Rama del me deklaratën më të fundit: E kam të pamundur të hesht

Para
“Çfarë talljeje” I revoltuar, Rama del me deklaratën më të fundit: E kam të pamundur të hesht

“Çfarë talljeje” I revoltuar, Rama del me deklaratën më të fundit: E kam të pamundur të hesht

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar