Të arrestuarit në kushtet e flagrancës janë Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, Lutfi Basha faturist, Rifat Kuçi me detyrë elektriçist në OSHEE, dhe u procedua penalisht shtetasi me iniciale Z. V, kryeplaku i fshatit, për moskallëzim krimi.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zonën e Kasharit kishin përshtatur katin e dytë dhe të tretë të një vile një banesë të tillë, për të kultivuar sa më shumë bimë narkotike kanabis sativa. Banesa rezulton në pronësi të shtetases Xhevrie Sulajt. Të arrestuarit Shqipe, Luan dhe Ylli Sulaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e Xhevrie Sulajt, për të kultivuar bimë narkotike. Policia sekuestroi 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.
Kemi veprimtari mjaft të rrezikshme, një ndërtesë 4 katëshe të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, bashkëpunim, sigurim mjetesh e pajisjesh”.
Prokuroria kërkon masën e sigurisë arrest me burg për katër anëtarët e familjes Sulaj ndërsa detyrim paraqitje për dy punonjësit e OSHEE.