Kopshti Zoologjik i Tiranës do të kthehet në hapësirën më të re argëtues për fëmijët dhe familjet e tyre.
Zbulohen disa detaje para përurimit nga drejtoresha e Investimeve publike pranë Bashkisë Tiranë Ilda Qazimllari. Por si është konceptuar Kopshti i ri Zoologjik, sa kafshë ekzotike do këtë, sa do kushtojë bileta e hyrjes për fëmijët dhe të rriturit, dhe si një familje mund të kalojë një ditë të tërë ndryshe jashtë rutinës së përditshmërisë?
“Në Tiranë, kopshti Zoologjik hap dyert më 1 Qershor, një dhuratë e Bashkisë për fëmijët. Ka më shumë hapësira për kafshët. Kafazet e ngushta nuk ekzistojnë më, skenat ku luanët ushqeheshin me perime apo arinjtë qe hanin bar do te mbeten përgjithmonë ne te kaluarën, shume shpejt një faqe e re do hapet ne historinë e Kopshti Zoologjik te Tiranës”.
Edhe pak javë do duhet presin fëmijët për të vizituar vendin më të ri argëtues në Tiranë ku do të mund të shohin nga afër kafshë ekzotike, zvarranikë, shpendë të egra dhe plot surpriza të tjera për ta. Punonjësit e bashkisë po bëjnë përgatitjet e fundit për përurimin e kopshtit zoologjik.
Vite më parë në kopshtin zoologjik kafshët janë mbajtur në kafaze te ngushtë, pa hapësirat e lirisë së tyre, pa kushtet minimale të higjienës dhe me mungesë ushqimi.
Një muaj para përurimit zyrtar, kamera e News 24 filmoi në Kopshtin Zoologjik. Kafazët e ngushtë me hekura janë hequr duke iu lënë vendin vendbanimeve gjysmë të egra për kafshët, që këtë muaj pritet ta popullojnë atë. Drejtoresha e investimeve publike në Bashkinë e Tiranës Ilda Qazimllari tregon se si është konceptuar banesa e re për kafshët e këtij kopshti zoologjik
“Po flasim për kufijtë ekzistues të Kopshtit Zoologjik, është shfrytëzuar deri tani në kufijtë e tij maksimal, sigurisht të jep idenë e një hapësirë shumë më të madhe, shumë më të shfrytëzuar, ka shumëllojshmëri kafshësh, ajo që ka qenë e rëndësishme është që të plotësohen të gjitha standardet e përshtatshme për banorët e rinj. Këto janë vendbanimet e kafshëve, se nuk parapëlqej t’i quaj kafaze, se nuk janë më e tillë. Secili vendqëndrim është strukturuar në këtë mënyrë, janë rrugicat apo kthinat ku do të kalojnë veterinerët, janë kafazët e veçimit ku do të mbahen kafshët kur do të pastrohet hapësira tyre. Qëllimisht është lënë kështu hapësira, projektuesit e kanë lënë hapësirën të egër, ka qenë e qëllimtë, dhe jo me bar sintetik. Të jetë më afër natyrales, ja ne shikojmë gjelbërim natyror jo të mbirë nën përkujdesje, Konkretisht arinjtë qëndrojnë në guvat e tyre por arinjtë do dalin, ata do lëvizin në hapësirën e tyre të dedikuar, kanë minipishina” ”,- tha për News 24 drejtoresha e Investimeve publike pranë Bashkisë Tiranë Ilda Qazimllari
Tre arinjtë do dalin nga guva në një habitat të ri, banorët e rinj të egër si luanët dhe tigrat do të sillen në tiranë nga një organizatë e njohur që mbron kafshët, nuk do të mungojnë as majmunët që nuk janë aq të zakonshëm.
Nuk do të lejohet kategorikisht që kafshët të ushqehen nga vizitorët, fëmijëve u është lënë kjo kënaqësi por vetëm të mbikëqyrur rreptë nga personeli dhe vetëm me ushqime të siguruara nga vete kopshti.
“Kjo pyetje bëhet gjithmonë, por Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila është agjencia që do ta menaxhojë dhe do ta mirëmbajë më pas, do kujdeset bashkë me personelin si dhe do monitorojë në rast se do lejohet tu jepet ushqim disa kafshëve. Por këtu behet fjalë vetëm për ushqimin që do sigurohet nga vete kopshti, jo me ushqim nga jashtë. Do shikohet nëse për disa kafshë do lejohet. Ushqimi i kafshëve do të jetë cilësor, do sigurohet nga APR, agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Sigurisht APR është kujdesur që të trajnojë stafin dhe të rekrutojë staf të ri që do kujdesen jo vetëm për anën shëndetësore të kafshëve por edhe do kujdesen për ushqimin i cili do jetë cilësor”,-u shpreh Qazimllari.
Siguria këtu është prioritet
“ Mungesa e rrethimeve duket sikur nuk ka siguri në kopësht, por në të gjitha investimet tona, qëllimi ka qenë që mos të ketë barriera të mëdha, siguria është sigurisht e planifikuar, vendbanimet për kafshët e egra dhe të buta, sipas specifikave kanë rrethimet e tyre elementët e sigurisë janë më të shtuar tek luanët, tigrat, arinjtë, si në barrierat fizike kanë dopio rrethim”, u shpreh për News 24 drejtoresha e Investimeve publike pranë Bashkisë Tiranë Ilda Qazimllari
Vizita në Kopshtin Zoologjik mund të zgjasë përgjatë gjithë ditës. Në hapësirën e re përfshihen zona pikniku, restorante, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndarë kënde lojërash për ta bërë sa më të larmishme dhe argëtuese eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.
“Ky ka qenë qëllimi, ndryshe nga një Kopësht Zoologjik i mirëfilltë, i cili mbaron në një fashë ditore nga dreka, do jetë më ndryshe, do i dedikohet fëmijëve në fasha të ndryshme/ Fëmijët mund të vijnë jo vetëm për ta soditur, por të bëjnë edhe pjesë teatrale, strukturat në anën e djathtë sa futesh në kopsht do jenë dedikuar për ta, kjo është për ta bërë eksperiencën më të këndshme. Këtu kemi një surprizë për fëmijët, le tua lëmë këtë ta zbulojnë fëmijët. Fëmijët mund të vizitojnë këndet e lojërave. Janë edhe sy struktura me dru, për të konsumuar ushqim, është me material druri, e harmonizuar edhe me kafshët e fermës”-,tha Qazimllari.
Kopshti zoologjik i Tiranës do t’iu falë vizitorëve përvoja të shkëlqyera. Bashkia ka menduar edhe për parkimin.
“Është një vend parkimi me 72 vendesh, është gjysmë nën tokë. Me pagesë do jetë e menaxhuar nga bashkia, do funksionojë edhe për banorët e zonës.
Drejtoresha e Investimeve Publike ne Bashkine Tirane tregon për News 24 çmimin e biletave në hyrje si dhe vlerën e investimit
“Ndodhet jashtë rrethimit biletaria, bileta është vendosur me VKB kushton 200 lekë, por për ata që duan të vizitojnë një zonë që kërkon më shumë mirëmbajtje bileta shtohet edhe 100 lekë. Vlera e investimit është 865 milionë lekë”, tha Qazimllari.
Brenda Kopshtit Zoologjik do të funksionojnë edhe Spitali Veterinar në shërbim të të gjithë kafshëve./ Balkanweb.com