Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka replikuar sot në Kuvend me ministren e Rinisë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.
Kryemadhi u shpreh se Muzhaqi nuk duhet ta mbyllë karrierën e saj me ligën e vjetër të inceneratorëve duke zhvlerësuar kështu arsimin që ka marrë jashtë vendit.
Në atë moment ndërhyri edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila pati disa replika me kryetaren e LSI.
REPLIKAT
Bora Muzhaqi: Shqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet hasni me të rinj shqiptar që janë plot shpresë.
Monika Kryemadhi: Në respekt të procedurës i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera.
Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë për t’u marrë me ty. Ti mos u përdor. Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.
Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.
Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë
Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët