Mes personave të përfshirë në përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane “Bild” ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Artan Gaçi, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN, ministrja Xhaçka u pyet edhe për përgjimet e “Bild” dhe konkretisht për rastin e bashkëshortit të saj.
Xhaçka u shpreh se fjalët nuk duhet të dalin nga konteksti. Ai u shpreh se e di mirë sesi ka qenë situata në Dibër në atë kohë. Xhaçka thekson se kujton bandat e PD, ndërsa përmend edhe emra.
“Rasti i bashkëshortit tim… nuk e di, ndoshta është aty sepse është bashkëshorti im ose ndoshta sepse ka qenë deputet i Partisë Socialiste në atë kohë. Bashkëshorti im ka qenë duke folur me një funksionar të PS në zonën e Maqellarës.
Dy ditë përpara asaj telefonate ka qenë me të, kur mbi të është abuzuar, ka edhe një denoncim mbi këtë gjë. Kanë qenë funksionar të PD… Ajo ka qenë një bisedë që mund të bëjë çdokush që do t’i japë kurajo dhe t’i thotë se të është vlerësuar puna. ‘Jo vetëm prej meje se unë e pash me sytë e mi, por edhe të lidershipit të partisë, i cili e vlerëson atë që t’i ke bërë në zonë’.
Edhe kur gjërat dalin jashtë kontekstit, kur diskutohet – “e ke kopsitur mirë” – njerëzit e kuptojnë i ke paguar të gjithë. Nuk ka lidhje fare. Po të flas për bashkëshortin për një arsye të thjeshtë. Në atë kohë kam qenë edhe vetë në Dibër, si kryetare e Forumit të Grave të PS. Unë di se çfarë ka ngjarje.
Unë mbaj mend shumë mirë bandat e PD, shpërnguljen e PD, duke filluar nga ish-kryetari i komunës Lazarat bashkë me të tijtë, duke vazhduar më pas me shpurrën e Flamur Nokës, Kryetarin e Bashkisë së Kamzës. Unë e kujtoj situatën e tensionuar atje dhe patjetër frikën dhe sikletin, ndoshta edhe terrorin për t’u përballur me të gjithën këtë”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.