Vijon të jetë shumë e tensionuar situata në qytetin e Shkodrës. Teksa pritet që për pak orë aty të mbërrijë kryeministri Rama për një takim elektoral, militantët e PD vijojnë të konfrontohen me policinë.
Në këto momente gjendja është acaruar disi më shumë dhe një zonjë ka humbur ndjenjat për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga Policia.
Kjo e fundit e përdori gazin pasi protestuesit gjuajtën me gurë në drejtim të saj.