• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Nuk kam refuzuar propozimin e qeverisë” Emërimi i ambasadorëve, Ilir Meta nxjerr letrën

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Nuk kam refuzuar propozimin e qeverisë” Emërimi i ambasadorëve, Ilir Meta nxjerr letrën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Presidenti Ilir Meta ka publikuar një letër drejtuar disa prej zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Përmes kësaj letre, ai shprehet se përsa i takon deklaratave te Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, lidhur me “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana e Presidentit të Republikës, janë vetëm gënjeshtra të qëllimshme, të cilat synojnë vetëm të s’postojnë vëmendjen e opinionit publik nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi, nga problemet reale të qeverisjes dhe skandalet e saj dhe të përpiqen të denigrojnë Institucionin e Presidentit të Republikës.

Me tej ai shton se nuk ka rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të qeverisë aktuale për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në ndonjë vend apo organizatë ndërkombëtare, përkundrazi është treguar shumë bashkëpunues dhe i përgjegjshëm duke dekretuar në kohë dhe në respekt të ligjit propozimet e kësaj qeverie për Ambasadorë apo Shefa Misioni Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në vendet mike apo organizatat ndërkombëtare.

Letra:

E nderuar Kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, Të nderuar anëtarë të Komisionit të Politikës së Jashtme,

Dëshiroj t’ju uroj të gjithëve dhe një herë punë të mbarë dhe suksese në aktivitetin shumë të rëndësishëm të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë dhe në përmbushjen e rolit të pazëvendësueshëm të këtij komisioni dhe vetë kuvendit në politikën e jashtë të vendit tonë.

Në vijim të bashkëpunimit të deritanishëm institucional për çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme dhe debatit mbi përgjegjësitë që kemi të gjithë përballë popullit shqiptar dhe opinionit publik, dëshiroj t’ju bëj me dije se deklaratat e Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, lidhur me “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana e Presidentit të Republikës janë vetëm gënjeshtra të qëllimshme, të cilat synojnë vetëm të s’postojnë vëmendjen e opinionit publik nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi, nga problemet reale të qeverisjes dhe skandalet e saj dhe të përpiqen të denigrojnë Institucionin e Presidentit të Republikës.

Edhe një herë ju bëj me dije juve dhe nëpërmjet jush të gjithë opinion publik, se Presidenti i Republikës nuk ka rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të qeverisë aktuale për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në ndonjë vend apo organizatë ndërkombëtare, përkundrazi është treguar shumë bashkëpunues dhe i përgjegjshëm duke dekretuar në kohë dhe në respekt të ligjit propozimet e kësaj qeverie për Ambasadorë apo Shefa Misioni Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në vendet mike apo organizatat ndërkombëtare.

Dëshiroj t’i bëj me dije Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë se prej kohësh kam komunikuar me përfaqësuesit e qeverisë për rinovimin e domosdoshëm të trupës sonë diplomatike, në respekt të ligjit dhe të kushtetutës, duke treguar gatishmëri të plotë, bashkëpunim të sinqertë, konstruktivitet dhe transparencë.

Duke shprehur keqardhjen time të thellë për mënyrën se si kjo çështje kaq e rëndësishme u nëpërkëmb, u politizua dhe u bë publike në mënyrë të padenjë, mendoj se është në nderin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe anëtareve të tij, të rolit të tij të pazëvendësueshëm në fushën e politikës së jashtme, që këtë çështje ta bëjë jo vetëm pjesë të debatit të brendshëm, por edhe të kërkesë-llogarisë ndaj qeverisë dhe të gjithë atyre që e kanë për detyrë të respektojnë ligjin, të respektojnë trupën diplomatike shqiptare dhe dinjitetin e saj përfaqësues dhe të qartësojë të vërtetën e deklaratave dashakeqe të Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, dhe njëkohësisht për të çbllokuar në mënyrë të menjëhershme procesin e rifreskimit dhe emërimit të duhur të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve të Shqipërisë në vendet mike dhe në organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të akredituar.

Dëshiroj t’ju tregoj edhe një herë të gjithë vullnetin tim, që së bashku me ju të nxisim këtë proces dhe të shpreh gatishmërinë time të plotë që në çdo moment, në ushtrim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, të vij, ashtu siç edhe kam ardhur kur ka qenë e domosdoshme, edhe në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë për të zbardhur të vërtetën por edhe për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje të rëndësishme për vendin dhe për përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare.

 Me respekt 

ILIR META

Pas

“Rama humbi një tjetër partner” Rakipi dhe Ndroqi ‘non-grata’, ja si e komenton Lulzim Basha

Para

“Gjermania këmbëngul për hapjen e negociatave ” Në konferencë me Ramën, kancelari Scholz jep lajmin e mirë

Para
“Gjermania këmbëngul për hapjen e negociatave ” Në konferencë me Ramën, kancelari Scholz jep lajmin e mirë

“Gjermania këmbëngul për hapjen e negociatave ” Në konferencë me Ramën, kancelari Scholz jep lajmin e mirë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar