Deputeti socialist Erion Braçe është pozicionuar sot në panelin e Bujqësisë, në Kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillohet nga sheshi Nënë Tereza deri në pallatin e Kongreseve.
Braçe është ndalur te problematikat e fermerëve, njësoj siç bën pothuajse çdo ditë dhe në rrjetet e tij sociale. Fjalimi i socialistëve ka qenë i gjatë, duke nisur nga mungesa e mbështetjes së fermerëve e deri te abuzimi që bëjnë tregtarët e mëdhenj.
Duke qenë se Braçe ka folur gjatë, nuk ka munguar dhe një përplasje me Arben Pëllumbin, i cili i kërkoi kolegut të tij që të ndërpriste fjalën.
Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë
Erion Braçe: Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Tani ti do që unë të mos flasë, që nga 1990 kjo s’ka ndodhur.
“Ka ndodhur, duhet ta pranojmë e nga unë i pari të pranojmë një nga arsyet e rëndësishme se ne kemi pak afrimitet me importet, madje dhe afrimitet klientelist dhe të lëndëve të para e produkteve te gatshme që vijnë nga importi.
Është themelore kjo vecanërisht ndarja e tregtarëve të mëdhenj të lëndëve të para që cmimet e tyre po i vuajnë të gjithë që janë këtu sot.
Katër veta sjellin sot vajin, 3 veta sheqerin, 4 veta orizin, sic dy veta zotërojnë tregun e inputeve bujqësore që vuani të gjithë cmimet e tyre. Nuk është e vërtetë ajo që ne themi zakonisht që në atë treg ka konkurencë.
Një pjesë e madhe e tyre kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti e vitit që kaloi. Të dhënat qe kam une nga Doganat e Tatimet tregojnë që kanë shitur 50% më shtrenjtë nga sa kanë sjellë në doganë plehrat kimike që një pjesë janë dhe të pacertifikuara.
Pra bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, tha Braçe.
“Regjimi fiskal që ne kemi sot nuk e do fshatin, diku kemi TVSH zero, diku e kemi 10 %, e diku e kemi 20%. Ky regjim fiskal që ne kemi nuk i favorizon prodhuesit. Një pjesë e mirë e plehrave që vijnë në Shqipëri, kanë dalë jashtë tregut në Europë.
Importet e shtrenjta të produkteve që vijnë nga europa, dhe një bujqësi që nuk është e plotë, këto janë kriza jonë”, tha mes të tjerave Braëe në fjalën e tij.