Një plagosje ka ndodhur pak çaste më parë në Durrës.
Mësohet se i plagosuri quhet Julian Meçaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë autostradës në zonën e ish-Kënetës.
Të shtënat kanë ardhur nga rruga dytësore në Maminas.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plagosjes.