• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E shkuara si këshilltar i Berishës dhe 3 herë deputet i Fierit, kush është kryetari i komanduar i PD

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
E shkuara si këshilltar i Berishës dhe 3 herë deputet i Fierit, kush është kryetari i komanduar i PD
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, selia blu ka nxituar të komandojë pasardhësin që do e drejtojë këtë forcë politike deri në zgjedhjet e ardhshme.

Sekretari i Përgithshëm, Gazmend Bardhi ka njoftimin komandimin në këtë detyrë të Enkelejd Alibeaj, deri tani nënkryetar i PD-së, pasi më parë Jorida Tabaku njoftoi se nuk do t’i ushtrojnë përgjegjësitë e saj për të drejtuar partinë në këtë kohë krize.





Por cili është Enkelejd Alibeaj dhe ccfarë të shkuare ka ai në Partinë Demokratike?

Me formim juridik, Alibeaj në vitin 1999-2000 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, një nga gjykatat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë.

Në vitet 2000-2005 ai ushtroi profesionin e avokatit.

Kontaktet e para me Partinë Demokratike kanë qenë pikërisht në vitin 2005, vit që do të sillte PD-në në pushtet. Ai ka qenë avokati kryesor i PD-së në ccështjet gjyqësore që ajo ka pasur në KQZ lidhur me pretendimet për manipulime në disa zona në ato zgjedhje.

Pak muaj më vonë ai u shpërblye nga Sali Berisha i cili i besoi deri në vitin 2007 detyrën e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionin pranë Këshillit të Ministrave. Emërimi në këtë detyrë është kompetencë e drejtpërdrejtë e Kryeministrit dhe departamenti që drejtoi përbënte një strukturë të rëndësishme dhe efikase të hetimit të administrativ të veprimtarisë së administratës shtetërore.

Gjatë këtyre viteve ai ka përfaqësuar Këshillin e Ministrave në çështjet gjyqësore përpara Gjykatës Kushtetuese.

Dy vjet më vonë, karriera e tij politike njohu një tjetër ngritje. Pas dorëheqjes së Ilir Rusmalit, në nëntor 2007, Berisha ia besoi këtë portofol këshilltarit të tij në kryeministri. Këtë post Alibeaj e mbajti deri në zgjedhjet e vitit 2009.

Në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti kur PD-ja fitoi mandatin e dytë, Alibeaj ishte i kaërti në qarkun e Fierit, duke arritur të fitojë një vend në Parlament.

Megjithatë, si shumë deputetë të tjerë të komisionit të ligjeve të asaj legjislature, edhe Alibeaj nuk u rikandidua.

Një vit më vonë ai provoi të merrte postin numër dy në PD, atë të sekretarit të Përgjithshëm. Megjithëse loboi fort, Alibeaj humbi përballë Arben Ristanit, ndërkohë që në garë ishte edhe Eduard Selami.

Megjithëse pakënaqësinë e tij për këtë humbje e shfaqi dhe në korridoret e kësaj partie u fol për një largim të tij nga jeta politike, Alibeaj u thirr sërish, këtë herë përtë kandidatuar për kryetar të Bashkisë së Fierit, përballë Armando Subashit. Sicc edhe pritej, edhe në vitin 2015, kjo bashki ishte e socialistëve.

Dy vjet pas zgjedhjeve lokale, ai u shpërblye nga Lulzim Basha për t’u emëruar drejtues i listës së qarkut të Fierit në zgjedhjet e 2017 ku megjithëse PD-ja humbi thellë, ai e fitoi mandatin. E megjithatë, atë nuk e gëzoi gjatë, pasi opozita mori vendim pë t’i lënë mandatet dhe për të dalë nga Parlamenti.

Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ai ishte sërish i pari në qarkun e Fierit dhe pas zhvillimeve të fundit kaotike në selinë blu, mori postin e nënkryetarit të partisë dhe kreut të grupit parlamentar pas largimit të Alfred Rrushajt. Sot, me largimin e Lulzim Bashës, ai u njoh edhe me detyrën e re, atë të kryetarit të komanduar të PD-së.

Enkelejd Alibeaj është angazhuar edhe në veprimtari akademike si lektor në lëndën “E drejta Kushtetuese”, pranë disa universiteteve dhe ka kontribuar në një sërë veprimtarish dhe botime akademike në fushën e së drejtës.

Ai ka marrë pjesë në një sërë seminaresh, konferencash, aktivitete dhe kurse trajnimi jashtë vendit dhe që lidhen me të drejtën procedurale penale (Itali, Poloni), të drejtat e njeriut (Strasburg), reforma në gjyqësor (Bullgari) apo në fushën e antikorrupsionit.

Në vitet 2000-2003 ai ka ushtruar detyrën e drejtorit ekzekutiv të një organizate jofitimprurëse në fushën e së drejtës “Instituti i Studimeve Demokratike” me objekt të veprimtarisë së vet studimet në fushën e së drejtës dhe përgatitje të legjislacionit. Ai gjithashtu është angazhuar nga OSBE – Prezenca në Shqipëri si një nga ekspertët më të mirë vendas në fushën e sistemeve dhe legjislacionit të zgjedhjeve.bw

Pas

Mariupoli po kthehet në hi, Zelensky: Vazhdoni të luftoni, mos u dorëzoni!

Para

Test personaliteti / Çfarë shihni së pari në këto imazhe? Përgjigjja do të tregojë atë që dëshironi

Para
Test personaliteti / Çfarë shihni së pari në këto imazhe? Përgjigjja do të tregojë atë që dëshironi

Test personaliteti / Çfarë shihni së pari në këto imazhe? Përgjigjja do të tregojë atë që dëshironi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemat mashtruese online, eksperti i njohur shpjegon pse iu besojnë shqiptarët, edhe pas piramidave

Skemat mashtruese online, eksperti i njohur shpjegon pse iu besojnë shqiptarët, edhe pas piramidave

nga Fast News
10:52 | 31/08/2025
0

Doni të avanconi? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avanconi? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
09:46 | 31/08/2025
0

Statistikat e BSH/ “Nxehen” kursimet në lekë dhe në valutë, rreth 240 mln euro më shumë në banka

Statistikat e BSH/ “Nxehen” kursimet në lekë dhe në valutë, rreth 240 mln euro më shumë në banka

nga Fast News
19:10 | 30/08/2025
0

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet/ FMN vërejtje për projektligjin e ri të PPP-ve: Mos hiqni kufizimet buxhetore

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet/ FMN vërejtje për projektligjin e ri të PPP-ve: Mos hiqni kufizimet buxhetore

nga Fast News
18:51 | 30/08/2025
0

Recent News

Skemat mashtruese online, eksperti i njohur shpjegon pse iu besojnë shqiptarët, edhe pas piramidave

Skemat mashtruese online, eksperti i njohur shpjegon pse iu besojnë shqiptarët, edhe pas piramidave

10:52 | 31/08/2025
Doni të avanconi? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avanconi? Mos i ndërroni shpesh punët

09:46 | 31/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar